Aktivitetet profesionale, me rritjen më të madhe në ekonomi në tre dekadat e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga të gjitha aktivitet ekonomike që formojnë Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), përgjatë tre dekadave të fundit është rritur ndjeshëm kontributi i “Aktivitete profesionale, shërbime mbështetëse”. Ky aktivitet ekonomik përfshin përgjithësisht profesionet e lira, avokatë, ekonomistë, kontabilistë, shërbime profesionale, dentistë, konsulenca, aktivitete të arkitekturës, inxhinierisë, etj.

Sipas të dhënave të INSTAT aktivitet profesionale kontribuuan me 0.93 për qind në PBB-më totale në vitin 1995, teksa vitin e kaluar pesha e këtij grupi arriti në 7.4 % të PBB-së. Aktivitetet profesionale kishin rritjen më të madhe të peshës së tyre në ekonomi në raport me degët e tjera të mëdha të ekonomisë, të tilla si bujqësia dhe tregtia.

Shqipëria doli nga regjimi ekonomik me një cikël ekonomik tërësisht të mbyllur ku ofruesi i vetëm i shërbimeve dhe mallrave ishte shteti. Me përfshirjen e vendit në ekonominë e tregut, nisi sipërmarrja e lire dhe pesha e sektorit privat në ekonomi nisi të rritej dhe bashkë më të edhe profesionet e lira. Nevoja për shërbime avokatie, noterie, konsulenca, auditim, etj u rrit ndjeshëm vit pas viti, duke zgjeruar ndjeshëm peshën e këtyre aktiviteteve në ekonominë e vendit.

Shërbimet profesionale vit pas viti bëhen gjithnjë e më të kërkuara duke u shndërruar një zë më peshë në ekonomi. Vitet e fundit shumë nga aktivitetet profesionale u nxitën nga ndryshimi i modelit ekonomik të vendit

Rritja e sektorit të ndërtimit vitet e fundit ka shtuar ndjeshëm kërkesë për shërbime profesionale të tilla si projektim, arkitekture, inxhinieri, konsulencë, etj. Sektori i turizmit gjithashtu ka nxitur edhe një seri aktivitetesh profesionale të tilla si shërbimet e pastrimit, kontabilitetit dhe guidave turistike, studime të tregut, konsulenca e etj.

Prej me më shumë se 34 vitesh në ekonominë e tregut bizneset po marrin shërbime jashtë kompanisë. Psh departamentet e marketingut bëhen me agjenci. Në vend të që të punësojnë juriste, bizneset paguajnë zyra juridike për përfaqësim. Gjithashtu çështjet e ndërlikuara të pronësisë kanë rritur kërkesën për shërbime juridike.

Lexo edhe :  Rikthehet Chris LaCivita, gazetari tregon detajet e hapjes së fushatës së PD-së

Gjithashtu në dekadën e fundit për shkak të plakjes së popullsisë dhe rritjes së pjesëmarrjes së grave në tregun e punës është rritur ndjeshëm kërkesa për kujdestar shtëpie etj. Të dhëna të krahasueshme tregojnë se Aktivitete Profesionale në Shqipëri kanë peshë më të lartë në PBB se në vendet e tjera të Rajonit, me përjashtim të Serbisë e Malit të Zi./ Monitor/    S.M

Të fundit

Mario Vargas Llosa, gjiganti i letërsisë latine-amerikane

Fitues i Çmimit Nobel, yll i bumit ndërkombëtar të letërsisë latine-amerikane, kandidoi gjithashtu për president në Peru. Intervistë: “Çmimi...

Analiza: “Uria” italiane për pyjet shqiptare

Moratoriumi i pyjeve në Shqipëri nuk e ka ndalur shpyllëzimin. Raportet kombëtare dhe ndërkombëtare, pamjet satelitore dhe hulumtimet në terren janë shqetësuese. "Mos shkoni atje...

Rama ironizon opozitën/ Këtë herë do hanë shumë gola, do thonë na ‘çanë rrjetën’!

Kryeministri Edi Rama tha se opozita, me zgjedhjet e 11 Majit, do të hajë më shumë gola se asnjëherë më parë. “Ky portieri këtë radhë do të...

500 euro në këmbim të votës për PD-në e Berishës/ Ironia e Ramës: Këneta ka para!

Në bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale, kryesocialisti Edi Rama komentoi edhe rastin e zbuluar në Lushnje, ku një 38-vjeçar u arrestua pasi premtonte 500 euro...

Politikat identitare të kritikëve të Islamit, janë thellësisht shkatërruese

Dënimi i tyre si 'sektarë' vetëm sa shton zhurmën se ata nuk kanë vend në perëndim. Kenan Malik Apoll sugjeron që shumica e muslimanëve britanikë identifikohen...

Lajme të tjera

Web TV