Ikin ‘plakat e Prillit’, vjen Pranvera/ Zbulon çfarë do ndodhë me motin gjatë fundjavës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmenduria e një jave më parë që riktheu reshjet e borës dhe ulje drastike të temperaturave, duket se ka marrë fund, duke i lënë radhës stinës së pranverës. Metereologia Lajda Porja nga “Meteoalb” në një lidhje me studion e lajmeve u shpreh se kjo javë ka qenë një javë shkurti, e ftohtë, ku edhe pse jemi në mesin e pranverës njerëzit këtë javë kanë veshur xhupat.

“Ndryshon gjithçka tashmë që nga dita e sotme, ku ka pasur rritje të temperaturave në mëngjes, megjithatë mbeten me 2 gradë zonat malore, dhe maksimalet 22 gradë.

E shtuna dhe e diela do të sjellin rritje të temperaturave, ku mëngjeset do të bëhen më të ngrohta. Duke filluar që nga kjo fundjavë dhe javën tjetër ku t’i ndjejmë ato mëngjese të freskëta pranvere dhe jo të ftohta si mëngjeset e dimrit.

Në të shtunën dhe të dielën termometri do të ngjitet me 4-5 gradë, ndërsa presim temperatura në 24 apo 25 gradë. Megjithatë vranësirat do të jenë prezente, herë pas here do të gjenerojnë në reshje, kryesisht në zonat malore, por jo problematike. E diela do të jetë e kthjellët dhe me temperatura të larta dhe java tjetër do të jetë tipike pranverore”, u shpreh metereologia Lajda Porja./   S,M

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV