Rama dhe Berisha nisin sot fushatën/Publikohet harta e zonave ku krimi ndikon në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politologu Afrim Krasniqi ka prezantuar Hartën e Riskut Elektoral, e cila ka funksion paralajmërues dhe orientues, si dhe është hartuar nga ekspertët e ISP-së me synimin për të prezantuar vlerësimet dhe risqet e mundshme elektorale në kuadër te zgjedhjeve parlamentare 2025.

Sistemi i vlerësimit dhe krijimit të HRE është aplikuar që prej zgjedhjeve të vitit 2015, si dhe ka rezultuar i saktë.

Sipas Krasniqit, stafi i ISP-së ka krijuar database me të dhëna për kandidatët, partitë, stafet elektorale, informale mbështetëse të kandidatëve dhe partive, biznesmenët mbështetës, ndikimet klienteliste në zona, grupet kriminale, si dhe lidhjet informale e familjare midis kandidatëve dhe zonave përkatëse, thai ai në i ftuar në A2 CNN.

Të dhënat e kryqëzuara ofrojnë një pasqyre të situatës në zona, si dhe ndihmojnë për të kuptuar më mirë faktorët ndikues në votim dhe natyrën e fushatës elektorale.

Zonat me riskun më të lartë për vitin 2025?

Bashkia Elbasan dhe Durrës kanë koeficientin më të lartë te riskut, (87%), për shkak të ndërthurjes së shume elementëve aty (ekzistenca e korrupsionit ne nivele te larta, grupeve kriminale me ndikim, lidhjeve të forta informale, nivelit te trafikimit të votës dhe rolit të individëve të fuqishëm ekonomikisht, si dhe traditës në 2-3 zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale). Pas tyre dhe për të njëjtat motive vijnë bashkia Dibër, bashkia Lezhë, bashkia Kurbin, bashkia Shkodër, Fier etj.

Zonat me riskun më të ulët elektoral janë kryesisht zonat tradicionale te specifikave të njëjta edhe me zgjedhjet e viteve 2015-2025. Të tilla janë Përmeti, Maliq, Konispol, Finiq, Dimal, Gramsh, Belsh, etj, zona të cilat nuk kanë krim te organizuar, nuk kanë individë të fuqishëm politike dhe ekonomikë pas tyre, nuk kanë peshë të madhe elektorale dhe përbëjnë njësi vendore homogjene në përbërje dhe traditë./   S,M

Lexo edhe :  Cila parti shpenzoi më shumë për hapjen e fushatës?

Rama- Berisha hapin sot fushatën, publikohet harta e “zonave të

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV