Dy herë i dënuar me burg përjetë, Alket Rizai kërkesë gjykatës greke për t’u liruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse nuk do të kërkonte dëshpërimisht lirinë me bindjen se dënimet e përjetshme ishin të padrejta, sepse krimet për të cilat akuzohej nuk i kishte bërë realisht ai, Alket Rizai do të ishte as më shumë e as më pak një shqiptar më tepër në burgjet greke.

Dy arratisjet e tij të bujshme me helikopter nga burgjet e sigurisë së lartë në Greqi bënë jehonë në mediat ndërkombëtare, një dekadë e gjysmë më parë, ndërsa shteti grek u detyrua të pranonte inteligjencën e lartë të shqiptarit nga Mallakastra.

Emri i tij është rikthyer sërish në faqet e para të mediave greke, pasi dje në Gjykatën e Lamias ëhstë shqyrtuar një kërkesë e Alket Rizait për lirim me kusht nga burgu, pavarësisht se mbi shpatulla ka dy burgime të përjetshme.

Çështja e 47-vjeçarit shqiptar Alket Rizai u shty për në 6 qershor 2025, siç tha për “LamiaReport” një nga avokatët e tij, Kostas Nousas, pasi klienti i tij ishte transferuar përkohësisht në Qendrën e Paraburgimit Korydallos, për një çështje procedurale./E.S

Të fundit

Lëvizshmëria e të rinjve, Britania dhe BE bëjnë gati marrëveshjen

Britania dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord të punojnë drejt një marrëveshjeje që do ta bënte më të lehtë...

Keni bërë plane për nesër?/ Mësoni si do jetë moti

Dita e martë do të jetë me mot të qëndrueshëm. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në relievet e larta...

Blerina Gjylameti humbi për 100 vota: “Dua pamjet filmike nga KQZ”

Kandidatja e për deputete nga Partia Socialiste në Qarkun e Tiranës, Blerina Gjylameti, i ka bërë një kërkesë KQZ-së këtë të hënë ku kërkon...

Shpejtësi deri në 2470 km/h, SHBA ka gati avionin “hije”

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë konfirmuar zhvillimin e një avioni luftarak të gjeneratës së gjashtë, F-47, që pritet të bëhet aktivë mes...

Meta e ‘qetësoi’ se nuk e donte mandatin e tij/ Blushi vijon luftën!

Një ditë pasi kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi nga qelia për rezultatet e dobëta në zgjedhjet e 11 majit dhe mossigurimin dot...

Lajme të tjera

Web TV