“Ty partia nuk të do”, Flutura Açka thumbon Gazment Bardhin në postimin e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Flutura Açka ka bërë një shënim për kolegun demokrat Gazment Bardhi dhe hedh dyshime se mes tij dhe Sali Berishës nuk është më bashkëpunimi i mëparshëm, kur lideri demokrat e përdori Bardhin për të “bashkuar” partinë e përçarë.

“Mbrëmë, me ç’vura re, heroi im kishte zgjedhur të rrinte në fund të rreshtit, pa shumë dukë, thuajse nuk ishte i pranishëm. Ç’të gjeti, babam?

Madje, kur erdhi fjala qe të lexohej emri i tij, jo vetëm që nuk u lexua i pari mes kandidatëve të qarkut të Fierit, si drejtues politik i të cilit është, por nuk pati ndonjë hare mes gjindjes, si e asaj që kam bërë unë kur lexohej emri i tij në prillin e vitit 2021”, shkruan deputetja.

Flutura Açka thotë se është kursyer në gjykimin e saj në respekt të demokratëve, ama zbulon se situata në Partinë Demokratike dhe sidomos në qarkun e Fierit nuk është dhe aq e mirë sa përpiqen strukturat e partisë ta paraqesin në media.

“Ç’të ketë ndodhur, vallë, me heroin tim? A nuk ështe më ai pjesë e ajkës së ajkës së par(t)isë? Të jetë, vallë, duke projektuar ndonjë strategji shpëtimi nga ky turp politik ku e futi veten, dhe ne të gjithë bashkë?!

Të jetë, vallë, duke përgatitur ndonjë puç alla kalamajsh që luajnë me topa lufte? Aferim! Por atë, burrin që hedh diell dhe lëshon breshër kur të dojë mbi PDn, i cili ty, një Zot e di se si të korruptoi (politikisht), e quajnë Sali Berisha”, përmbyll deputetja.

Lexoni shënimin e plotë të Flutura Açkës:

O hero, ty par(t)ia nuk të do!

Shënimi i orës 12.00

30.

Me mitingun e djeshëm të hapjes se fushatës së PDs po merren shumë përshkrues, dhe në të vërtetë, ke shumë çfarë të thuash.

Por unë do ta kursej gjykimin tim në respekt të mijëra demokratëve, të cilët, me hir a pahir, me dëshirë a detyrim, me besim a dyshim, janë sot të ndarë në copa dhe në kurthin politik të dy personazheve që i mbajtën, i votuan, i përkëdhelën dhe i durojnë ende: Sali Berisha e Lulzim Basha.

Lexo edhe :  Sa ka kushtuar LaCivita? Ja si përgjigjet Luçiano Boçi

Mua më shqetëson heroi im, ndaj të cilit, plot katër vite më parë, siç edhe shihet nga fotoja e një dite prilli 2021, kam pasur besim të plotë.

Nuk e njihja, as sot nuk mëtoj se e njoh ndonjëfarë, pasi është e prej atyre personazheve që të tjera flet dhe të tjera mendon, të tjera bën dhe të tjera do të donte të bënte. Politikisht flas, gjithnjë.

A është kjo e mirë apo e keqe në politikë, iu mbetet demokratëve që ta gjykojnë, veçmas më 12 maj, në varësi të asaj çdo të prodhojë strategjia e këtij heroi (dhe e ca bythecëve të tij) pas majit të vitit 2023, ose më herët, qysh nga darka e Ukës së dhjetorit 2022, ose edhe më herët, nga shtatori 2021.

Mbrëmë, me ç’vura re, heroi im kishte zgjedhur të rrinte në fud të rreshtit, pa shumë dukë, thuajse nuk ishte i pranishëm.

Ç’të gjeti, babam?

Madje, kur erdhi fjala qe të lexohej emri i tij, jo vetëm që nuk u lexua i pari mes kandidatëve të qarkut të Fierit, si drejtues politik i të cilit është, por nuk pati ndonjë hare mes gjindjes, si e asaj që kam bërë unë kur lexohej emri i tij në prillin e vitit 2021.

Ç’të ketë ndodhur, vallë, me heroin tim?

A nuk ështe më ai pjesë e ajkës së ajkës së par(t)isë?

Të jetë, vallë, duke projektuar ndonjë strategji shpëtimi nga ky turp politik ku e futi veten, dhe ne të gjithë bashkë?!

Të jetë, vallë, duke përgatitur ndonjë puç alla kalamajsh që luajnë me topa lufte?

Aferim! Por atë, burrin që hedh diell dhe lëshon breshër kur të dojë mbi PDn, i cili ty, një Zot e di se si të korruptoi (politikisht), e quajnë Sali Berisha!

Gjithsesi, suksese!/E.S

Të fundit

Nisja e fushatës 2025 / Çfarë u pa nga “starti” i partive kryesore

Partia Demokratike në opozitë dhe koalicioni i saj i “Shqipërisë Madhështore” nisi fushatën në sheshin Nënë Tereza të premten...

Berisha e konsideroi veten si Iphone, Rama Nokia/ Kryeministri e ironizon me bufat “Jerm”

Pasi kryetari i PD-së e konsideroi veten si një Iphone dhe kryeministrin Edi Rama si një telefon Nokia i dikurshëm, Rama e ka ironizuar sërish me...

Implanti i parë në tru dhe shpinë/ Mundësi për pacientët e paralizuar për të ecur sërish

Ermand Mertenika inxhinier bio mjekësor foli në ABC News foli për studimin revolucionar në Kinë që jep shpresë për mjekësinë. Bëhet fjalë për implantin e...

Lufta ndaj korrupsionit/ 33 zyrtarë të lartë në hetim, 19 prej tyre dërgohen në gjykatë

Kryetari i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, deklaroi se korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri realizohet me mënyra të sofistikuara. Në raportimin vjetor në...

Mori çmimin Nobel, shuhet Mario Vargas Llosa, gjigandi i letrave të Amerikë Latine

Shkrimtari i njohur nga Peruja, Mario Vargas Llosa, është shuar në moëshën 89 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar vetë familja e tij përmes rrjeteve...

Lajme të tjera

Web TV