Krahasimi i dy fushatave/ Kush ishte më mirë, Rama apo Berisha?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i PS dëshmoi aftësinë prej kameleoni për të ndryshuar pambarimisht kurse ai i PD, monoton në formë shfaqi një qasje thellësisht politike…

Në hapjen e fushatave të dy partive të mëdha Rama dhe Berisha e kanë mundur njëri-tjetrin në fushën ku dinë të konkurrojnë më mirë dhe ndihen më të sigurt: I pari në aftësinë për të bërë shou dhe i dyti në atë për të bërë politikë.

Një krahasim i dy mitingjeve atij që demokratët mbajtën të premten pasdite në sheshin Nënë Tereza dhe atij që PS zhvilloi të shtunën paradite në sheshin Skënderbej, u vunë pak a shumë re ato karakteristika që liderëve u njohim më mirë.

Edi Rama e fitoi betejën e formës. Që nga 2009 që ka udhëhequr zgjedhjet në timonin e PS-së ai ka shfaqur një aftësi të vërtetë kameleoni për të ndryshuar. Nëse në 2009 ,motoja qe “përtej së majtës dhe të djathtës”, në 2013 ajo u zhvendos shumë në të majtë, duke vënë theksin tek zvogëlimi i pabarazive, tek taksa e ndershme progresive, tek shëndetësia falas etj. Pasi kreu një mandat në pushtet, në 2017 doli me tezën “timonin vetëm për mua, se më pengojnë  partitë e tepsisë”, ndërsa në 2021 u konvertua në një gaztor që e ktheu fushatën në tallava dhe argëtim, pa paraqitur një rresht të vetëm program.

Edhe këtë herë, ngaqë ka 12 vjet në qeverisje, një vandak me premtime të pambajtura, ai ka vendosur të mos merret me të tashmen, por me të ardhmen: anëtarësimin e vendit në BE dhe pasaportën evropiane, që të dyja tema për të cilat nuk konkurohet në këtë mandat.

Pavarësisht se manipulative dhe me thelb të gënjeshtërt, Ramës i duhet njohur merita që në fushata di të rishpikë vetveten. Kësaj i ngjau edhe mitingu i të shtunës që më shumë ishte si hapja e festivalit të Gjirokastrës, sesa si një manifestim politik. Por ama një gjë është e qartë, për mirë apo qoftë edhe për keq, një hapje fushate e tillë nuk është parë kurrë më parë. Me Ramën mund të jesh i mërzitur, por ai di të mos bëhet i mërzitshëm. Dhe në këtë aspekt, atë të formës, ai e fitoi betejën.

Mitingu hapës i PD, i mbajtur të premten ishte një përsëritje pa fantazi i atyre që kemi parë tashmë. Po të kthesh filmin pas, në fillim vitet 2000, demokratët i kanë bërë hapjet e fushatave po njësoj. Ato ngjajnë gjithashtu si dy pika uji me ato që Basha organizonte para Berishës. Pra nga pikpamja e formës asnjë ndryshim. Risia e vetme qe strategu i fushatës, amerikani trampist La Civita, por i cili nuk foli më shumë sesa dy minuta.

Lexo edhe :  VIDEO/ Mediu pret LaCivita: Së bashku me Berishën dhe opozitën për një shans të madh

Pra e gjitha një “deja vue” pa fantazi, ku flasin një i ri, një bujk, një mësuese, qe shajnë qeverinë për ti lënë më pas fjalën Berishës.

Ama nëse e humbi betejën e formës, lideri i PD-së e fitoi betejën politike. Fjalimi i tij qe thellësisht politik, ai i një rivali të një pushteti autokratik. Nëse tek Rama s’kishte as bilanc, as premtime për mandatin e ardhshëm veç fabulës të pasaportës, Berisha bëri radiografinë e një qeverisjeje të dështuar. Ai bëri një ekspoze të rezistencës se si opozita i kishte shpëtuar planit të asgjësimit nga regjimi. Rama “Bëri gjithçka të fshijë nga historia e këtij kombi arritjet madhore në fushën e lirisë. Bëri gjithçka të fshijë nga arkivat e këtij kombi, kontributin e secilit prej jush për dinjitetin kombëtar dhe lirinë kombëtare. Bëri gjithçka që ju të mos kishit as emër, as flamur.

Po ja ku jemi sot, me flamurin tonë më krenar se kurrë me ju”, i’u drejtua ai turmës. Ai po ashtu premtoi vendosjen e minimumit jetik “200 euro për çdo pensionist, për çdo student, për çdo të papunë, për çdokënd në ndihmë ekonomike”, duke premtuar dyfishim të pagave dhe pensioneve dhe ulje drastike taksash.

Natyrisht ky program ekonomik duhet kaluar në një skaner nëse është i realizueshëm apo jo. Dhe ky duhet të jetë debati real i një fushate. Prandaj qasja e Berishës ishte me nota të thella politike, fiks fjalimi i duhur i një lideri opozite. Pikërisht për këtë mund të thuhet se nëse Rama e mundi rivalin në formë, në ditën e parë të fushatës ai e humbi betejën në thelb. / ©Lapsi.al/     S,M

Të fundit

Uniforma dhe këpucë për Policinë e Shtetit, hapet tenderi 27 milionë euro

Blerja e uniformave dhe këpucëve për Policinë e Shtetit pritet të kushtojë të paktën 27 milionë euro. Operatori i Blerjeve...

Hapet ‘kutia e Pandorës’, Jozi i dënuar në Zvicër për dhunë ndaj ish-të dashurës

Skandali i dhunës fizike në Big Brother VIP Albania, ku këngëtari Jozefin Marku goditi me shpullë Gjestin, ka hapur ‘kutinë e Pandorës’ për një...

Cila është gjuha më e lehtë për t’u mësuar në botë, sipas një kompanie përkthimi

Faktorë të ndryshëm ndikojnë në vështirësinë e të mësuarit të një gjuhe të re, një prej tyre është se sa e ngjashme është gjuha...

“Shqipëria me hapa të shpejtë” / Frrok Çupi: Anëtarësimi në BE, fitorja më e madhe

Këtë të hënë Shqipëria ka çelur një tjetër grupkapitull të negociatave të anëtarësimit në BE. Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel i cili kryeson...

“Thinking Machines Lab” i Mira Muratit me një investim prej 2 miliardë dollarësh

Thinking Machines Lab, startupi i ri i AI i themeluar nga ish-CTO e OpenAI, Mira Murati, thuhet se po synon të mbyllë një nga...

Lajme të tjera

Web TV