Rama: Voto 5, ta bëjmë së bashku Shqipërinë Zonjë të familjes së bashkuar evropiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për të votuar numrin 5 në fletën e votimit më 11 Maj.

Në një foto që ka ndarë në rrjete sociale, të shkrepur një ditë më parë gjatë hapjes së fushatës elektorale në sheshin “Skënderbej”, kryeministri Rama shfaqet përballë kullës që po ndërtohet me profilin e Skënderbeut. Në foto, kryesocialisti shihet duke ‘përshëndetur’ Skënderbeun

“VOTO 5 që së bashku ta bëjmë Shqipërinë 2030 zonjë të Familjes së Bashkuar Europiane”, shkruan Rama.

Gjatë fjalës që mbajti në shesh, kryeministri përdori referencat historike si Skënderbeu, të cilit iu referua si ‘profeti kombëtar’, ndërsa ftoi shqiptarët në një marshim të fundit drejt tokës së premtuar të Evropës.

“Nuk po ju marr sot për dore për t’ju zhytur në legjenda, po për t’i shkuar pas së bashku me ju  në një marshim të fundit drejt Tokës së Premtuar të Europës, profetit tonë kombëtar; për t’u bërë një me fatin europian që ai atje mbi kalë, na e përcaktoi si tonin, e që më pas rilindasit tanë, heronjtë e pavarësisë e të gjitha luftërave të mendimit patriotik shqiptar, na e konfirmuan si amanet përmes një odiseje të pafundme peripecish, kaplimi malesh e detërash; dhe sot na ka zgjedhur ne fati për t’i dhënë shtysën e fundit gurit të pavarësisë, të lirisë e të barazisë para ligjit, duke mos e lënë më të rrokulliset përsëri teposhtë, si guri i Sizifit, por duke e vendosur njëherë e mirë në këndin e ndërtesës europiane; aty ku së bashku do të ngjisim  edhe flamurin më të bukur në botë.”, tha Rama./   S.M

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV