Turistët në Vlorë! Rritja e temperaturave shton vizitorët edhe në Sazan e Karaburun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperaturat u rritën këtë fundjavë dhe në Vlorë gjejmë shumë turistë të huaj që bashkë me detin e atraksionet e qytetit shijojnë edhe diellin.

Kryesisht të rinj që vijnë me grupe kanë më së shumti interes të vizitojnë bregdetin me mjete lundruese. Gjiret e Karaburunit, por edhe ishulli i Sazanit, janë dy prej destinacineve të zgjedhura prej tyre, jo vetëm për bukuritë natyrore por edhe për historinë e tyre.

“Muaji prill ka një fluks të shtuar të turistëve të huaj por mbizotërojnë turistët Francezë, Anglezët por nuk mungojnë dhe polakët Indianet etj. parashikohet një bum pushuesit këtë vit madje dyfishi i vitit të kaluar”, shprehet Neart Meminaj, operator turistik.

Mes të huajve që vizitojnë Vlorën ka nga ata që vijnë për herë të parë, por edhe turistë që rikthehen.

“Është e para herë që vij këtu, më pëlqen deti, dielli, ushqimi është shumë bukur. Natyra është fantastike”, shprehet një turist.

“Është e dyta herë që vij në Vlorë. Vij më familjen nga Birmingani, është shumë bukur, Vlora nuk ka të krahasuar me Birmingamin. Njerëzit këtu janë shumë miqësor dhe çmimet janë shumë të lira”, thotë një turiste

“Nuk është hera e parë që vij në Shqipëri është shumë bukur dhe po e shikoj  këtë vend te mrekullueshëm”, thotë një tjetër turiste.

Gjatë shëtitjes në gjirin e Vlorës, disa turistë nga Ukraina kanë patur fatin të përshëndeten edhe nga një grup turistësh./k.k

Të fundit

Lajm i mirë nga shkenca! Dhëmbët do mund të rriten sërish pas heqjes

Shkencëtarët ia kanë dalë që të rrisin dhëmbë njeriu në laborator duke shënuar një moment të rëndësishëm që mund...

Shqiptarët “harrojnë” gomonet, ikin në Angli me jaht, arrestohen 20 prej tyre

20 emigrantë shqiptarë janë kapur nga autoritetet britanike në Kanalin Anglez, pasi ishin fshehur në kuvertën e një jahti luksoz, me qëllim kalimin e...

Blerja e votave për Partinë Demokratike në Lushnje, çështja kalon në SPAK

Një rast i tentativës për blerje vote është zbuluar dy ditë më parë në Lushnje, ku një 38-vjeçar, Marin Leka, mbështetës i Partisë Demokratike,...

RTSH: Nga jashtë ka të drejtë Agroni, nga brenda Thomai

Nga Lutfi Dervishi Nëse e shikon nga ballkoni i dikujt që nuk sheh RTSH-në,  që s’di në ç’kanal ndodhet dhe që beson se çdo para...

“Brenda kësaj vere…”, ja kur do marrë fund ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku njoftoi se këtë verë përfundon një nga kalvarët më të gjatë të infrastrukturës Qukës-Qafë Plloçë. Në aktivitetin “Infrastruktura, arritjet dhe Sfidat...

Lajme të tjera

Web TV