Çifti i lezbikeve nga Shkodra fiton azilin në Britani: Ja çfarë na ndodhi në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një çift lesbikesh nga Shkodra nga Shqipëria ka fituar azilin në Mbretërinë e Bashkuar pasi dëshmuan se “Shqipëria është homofobike”.

The Telegraph i ka kushtuar rastit një artikull të plotë ku shkruan se një gjykatë britanike vendosi se kthimi i tyre në atdhe do t’i ekspozonte ndaj rrezikut të diskriminimit dhe përndjekjes.

Dy vajzat, kanë dëshmuar dhe vërtetuar se në Shqipëri kishin qenë viktima të trafikimit dhe dhunës për shkak të orientimit të tyre seksual.

Sipas dokumenteve të gjykatës, dëshmohet se si ishin rrëmbyer, sulmuar seksualisht dhe abuzuar fizikisht nga disa burra, pasi ishin parë duke u puthur në publik.

“Avokatët e tyre theksuan se ekziston një lidhje e qartë mes orientimit të tyre seksual dhe faktit që ishin trafikuar, dhe se në Shqipëri viktimat e trafikimit shpesh fajësohen dhe stigmatizohen, duke pasur vështirësi në integrimin social dhe punësimin.” Shkruan Telegraph.

Ishte gjykatësja Rebecca Chapman e cila vlerësoi se gratë do të ishin të rrezikuara nëse do të ktheheshin në qytetin e tyre të lindjes, Shkodër.

Ajo shtoi se edhe nëse do të përpiqeshin të zhvendoseshin në një pjesë tjetër të Shqipërisë, vendi është i vogël dhe dy vajzat lezbike nuk kanë siguri./E.S

Të fundit

Biznesi i veshjeve të përdorura po lulëzon, por a mund të jetë edhe fitimprurës?

Veshjet e përdorura, që sikur shiteshin me ulje nëpër dyqanet e bamirësisë, tani kanë hyrë në modë, shkruan The...

Sot heshtje zgjedhore! Ja çfarë ndodh nëse partitë shkelin Kodin Zgjedhor

Pas 1 muaji fushatë elektorale, Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën, 11 maj qytetarët janë thirrur në votime për të vendosur...

Mbyllet fushata/ Rama dhe Berisha të bindur në fitore, prova e madhe më 11 maj

Kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Sali Berisha mbajtën takimet përbyllëse të fushatës në të njëjtën kohë. Rama ironizoi kundërshtarët, duke vijuar me...

HOROSKOPI i ditës së shtunë, 10 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Në dashuri, kini kujdes sepse tensionet mund të rikthehen në çift. Ruani qetësinë dhe përpiquni t’i përballoni problemet me qetësi. Në punë,...

Lajme të tjera

Web TV