Kallas paralajmëron vizitë në Kosovë dhe Serbi, kërkon vazhdim të dialogut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka bërë të ditur se do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë dikur gjatë muajit të ardhshëm.

Pas takimit të Këshillit për Punë të Jashtme më 14 prill në Luksemburg, Kallas tha në një konferencë për media se vizita do të vijë “më vonë në maj”.

“Sa u përket Serbisë dhe Kosovës, është e qartë se normalizimi i marrëdhënieve të tyre është i rëndësisë më të madhe. Për këtë arsye duhet të vazhdojë dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Kallas.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Por, ky aplikim ende nuk është shqyrtuar nga autoritetet në Bruksel. Kosova po ashtu është e vetmja në rajon që nuk e ka statusin e shtetit kandidat.

Për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve, që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë rund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve.

Së fundi, Kallas kishte thënë se BE-ja është e interesuar të shohë përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, qoftë përmes Dialogut apo ndonjë mjeti tjetër.

“Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me përfaqësuesin e Posaçëm [për dialogun, Peter Sorensen] në ditët në vijim”.

Gjatë konferencës më 14 prill, Kallas diskutoi edhe për procesin e zgjerimit dhe integrimin e mundshëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi – Kosova është e fundit sa i përket rrugëtimit të saj drejt BE-së, pas aplikimit për anëtarësim në vitin 2022.

Lexo edhe :  Mandati si Presidente mbaron në 2026, Osmani flet për të ardhmen e saj në politikë

“Nëse shohim hartën, Ballkani Perëndimor është në Evropë në aspektin gjeografik, ata duhet të jenë edhe në Bashkimin Evropian dhe për këtë arsye procesi i zgjerimit është shumë i rëndësishëm dhe duhet të ecim përpara me të”, tha Kallas.

Ajo tha se Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë hapa të mirë dhe se shpreson që këto dy shtete do të mund të merren si “histori suksesi”./k.k

Të fundit

William Levy flet pas arrestimit/ Takova njerëz të rinj në burg

William Levy dha një deklaratë për gazetarët teksa po largohej nga burgu i qarkut Broward. Sipas ‘Just Jared’, aktori 44-vjeçar u arrestua...

‘Vota juaj për të vendosur flamurin kuqezi në oborrin e BE!’/ Balla thirrje diasporës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, i ka kërkuar bashkatdhetarëve në diasporë, nga sheshi Skënderbej, mbështetjen për PS dhe Edi Ramën në zgjedhjet...

Turizmi/ Zotohet Berisha: Do mbulojmë pagat e punonjësve jashtë sezonit!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqatave të turizmit, ku ka theksuar rëndësinë e këtij sektori për...

A i “kujtojnë” muskujt ushtrimet?/ Kjo është për shkak të proteinave

Ushtrimi ndryshon proteinat e muskujve në nivel qelizor dhe këto ndryshime zgjasin më shumë se dy muaj. Sa herë keni thënë "Unë nuk do të...

Berisha nuk kursehet ndaj Ramës/ Grabiti 24 hektarë tokë vetëm pse është kryeministër!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së tij se po vrasin konkurrencën në turizëm. Komentet Berisha...

Lajme të tjera

Web TV