Nisin aplikimet për subvencione në bujqësi, ankohen fermerët: Ka burokraci!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë nisur këtë të hënë (14 prill) aplikimet e fermerëve për të përfituar nga skema kombëtare e subvencioneve në bujqësi dhe blegtori.

Kërkesa për të pasur një dokument që vërteton se sa është sipërfaqja e tokës që mbjellin, e ka vështirësuar aplikimin e fermerëve.

“Unë kam paguar taksën e tokës, për çfarë e kërkon plan-vendosjen? Nëse unë s’kam paguar taksën aty të kapet shteti! Këto dokumente që kërkojnë sivjet janë të tepërta”, tha një fermer.

Në Lushnje zonën më të madhe bujqësore të vendit, ata thonë se dokumenti shtesë po i sorollat nëpër zyrat e administruarës.

“Duhet faturë tatimore nga pika e blerjes së farave dhe plehrave. Unë i hedh pleh organik të bagëtive. Ku ta gjej këtë vërtetimin që kërkojnë këta”, thotë një tjetër fermer.

Për t’u ardhur në ndihmë fermerëve, agjencia rajonale e ekstensionit bujqësor Lushnje ka hapur pika aplikimi edhe në Divjakë, Tërbuf, Kolonjë, Krutje, Allkaj, Fiershegan e Dushk.

Edhe fermerët e Fierit dhe Korçës janë gati të aplikojnë por përveç dokumentit shtesë që u kërkohet për tokën, ata ankohen edhe për vlerën e subvencionit që e konsiderojnë të pamjaftueshme.

Për të ulur kostot e prodhimit dhe në mënyrë që të shtojnë fitimet e tyre, kreu i Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Vlorë  Adila Kojdheli, u bën thirrje fermerëve që të aplikojnë në kohë për 8 skemat mbështetëse.

Aplikimet online do të jenë të hapura deri më 30 maj, ndërsa fondi në dispozicion të skemës është 44 milionë euro.

Fermerët marrin fonde për fara e fidanë, bimët mjekësore, për kultivimin në sera, ku kultivuesit e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit do të marrin 200 mijë lekë për hektar. Edhe fermerët e bimëve medicinale do të marrin 30 mijë lekë për hektar. Po ashtu në fuqi do të vijojë të jetë edhe skema e naftës pa taksa.

Lexo edhe :  VIDEO: Degradon takimi i PD në Elbasan, militantët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Me 1 mijë lekë do të mbështeten bletarët me jo më pak se 50 koshere.

Ndërsa blegtorët që mbarështojnë viça do të përfitojnë nga 5 mijë lekë për krerë. Ata që mbarështojnë lopë do të përfitojnë 10 mijë lekë mbështetje për tufa jo më të vogla se 10 krerë. Ndërsa për dhi e dele financimi është 1200 lekë për krerë, për tufa jo më të vogla se 100 krerë./e.t

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV