Qyteti antik në Siri mban gjurmët e luftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti antik i Palmirës, i cili është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në provincën Homs të Sirisë, mban gjurmë të thella të luftës në vend.

Rrënojat në qytetin e lashtë të Palmirës, i cili u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në vitin 1980, u shkatërruan nga organizata terroriste DEASH në vitin 2015.

Organizata terroriste shkatërroi plotësisht tempullin e famshëm të Belit, tempullin e Baal Shamin, Arc de Triomphe, disa varre mbretërore në qytetin antik si dhe ekzekutoi arkeologun Khaled al-Asaad.

Regjimi i rrëzuar i Bashar Asadit e solli gjithashtu trashëgiminë kulturore të qytetit antik të Palmiës në prag të shkatërrimit me artileri tokësore dhe sulme ajrore me qëllim mbrojtjen ushtarake të qytetit.

Qyteti antik, i cili përfshin tempuj që datojnë në shekujt 1 dhe 2 pas Krishtit, konsiderohej atraksioni më i rëndësishëm turistik i Sirisë përpara luftës civile që filloi në vitin 2011.

Pas përmbysjes së regjimit dhe ardhjes në pushtet të një qeverie të re në Siri, turistët vendas po vizitojnë me një “gëzim të hidhur” pas 14 vitesh Palmirën, e cila ka pësuar shkatërrim të madh dhe presin me shpresë ditën kur do t’i kthehet lavdia e dikurshme.

Ish-drejtoresha e përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), Irina Bokova, në deklaratën e saj për këtë temë tha se ky shkatërrim përbënte krim lufte dhe është humbje e madhe për popullin sirian dhe mbarë njerëzimin.

“Palmira, një trashëgimi historike, pësoi dëme të mëdha gjatë pushtimit 9-mujor nga DEASH-i”

Zehir Selim, anëtari i Komitetit Civil të qarkut Palmira dhe një nga drejtuesit lokalë të procesit të rindërtimit në qytet, tha për Anadolu se banorët e rrethit u detyruan të emigrojnë si pasojë e presionit të DEASH-it dhe sulmeve të regjimit të rrëzuar.

Lexo edhe :  MERR FUND MUAJI I MJALTIT?/ 10 ditët e krisjes së madhe mes Tramp dhe Musk

“Gjatë pushtimit 9-mujor nga DEASH-i, trashëgimia historike e Palmirës u dëmtua rëndë. Sulmet e mëvonshme nga regjimi dhe forcat ruse e thelluan shkatërrimin edhe më shumë”, tha ai.

Selim tha se përveç objekteve historike, në muze u vodhën shtëpi, dyqane dhe vepra, u plaçkitën katakombet dhe u kryen gërmime arkeologjike të pakontrolluara. Në pushtimin e tij të dytë, DEASH-i shkatërroi simbolet e qytetit si Harku i Triumfit, Teatri Romak dhe Tempullin Bel dhe Bajali”, tha Selim.

Ai theksoi se mungesa e infrastrukturës, shkatërrimi dhe pozicionet ushtarake të lëna pas nga regjimi ishin ndër pengesat kryesore për kthimin e banorëve./e.t

Të fundit

Zarfi i parë me fletë votimi, Rama diasporës: Ne e mbajtëm fjalën, tani është radha juaj!

Kryeministri Edi Rama e cilëson fjalë të mabjtur votën për emigrantët, pasi mëngjesin e sotëm i ka shkuar në...

Sa orë gjumë është normale të flemë në ditë? Këshillat sipas grupmoshave

Fjetja aq orë sa duhet, është themelore për të pasur një shëndet të mirë. Por sa kohë duhet të flemë të gjithë ne saktësisht?...

Ish-drejtuesi i policisë: Në burgun e Shënkollit “VIP-at” marrin shërbime s*ksuale

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News. Sipas...

E projektoi që në 1882/ Arkitekti i Sagrada Família në Barcelonë do të shpallet “shenjt”

Antoni Gaudí, arkitekti i famshëm katalanas që i dha jetë Bazilikës Sagrada Família në Barcelonë, është vënë zyrtarisht në rrugën drejt shenjtërisë. Vatikani njoftoi...

I ra krevati sipër, shqiptarja që humbi jetën në Santorini do bëhej gjyshe për pak ditë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën e kaluar në ishullin grek të Santorinit, ku një pastruese shqiptare 59-vjeçare ka humbur jetën në vendin...

Lajme të tjera

Web TV