Rama ironizon opozitën/ Vetëm ne e dimë rrugën për në BE!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se po udhëton nga Brukseli për në Luksenburg, pasi sipas tij, ditën e sotme do të hapet grup-kapitulli i tretë i negociatave të anëtarësimit të vendit në BE.

Komentet Rama i bëri përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, ku tha se objektivi ambicion i Partisë Socialiste është mbyllja e gjithë procesit të negociatave brenda vitit 2027.

Ai tha gjithashtu se vetëm Partia Socialiste e di rrugën drejt Bashkimit Europian dhe sipas kryeministrit, Shqipëria po ecën pa u ndalur në këtë rrugë, derisa të bëhet pjesë e Unionit.

“Bufi shkoi në Europë bashkë me qirje Dulen dhe as darkë nuk i dhanë më narko-kryeministrit thanë. Ja ku jam, rrugës nga Brukseli në Luksenburg, ku sot pasdite hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për në BE, si një tjetër dëshmi kokëfortë që ne po ecim pa u ndalur në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030, zonjë në sallonin kryesor të BE-së.

Ky i sotmi është një tjetër stacion që konfirmon që vetëm ne e dimë këtë rrugë dhe sot jemi një hap më pranë objektivit tonë madhor, mbylljes së negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027”, tha Rama./e.t

Të fundit

Kunati i Ardian Çapjas kallëzim ndaj Roven Zekës: Manipuloi provat në vrasjen e tim biri!

Pas arrestimit nën dyshimet për korrupsion, ndaj Roven Zekës, shef i qarkullimit rrugor në Tiranë dhe Edison Tabakut, oficer...

Xumi reagon pas ‘thumbit’ të Ledionit: Ndoshta më bie dhe mua nusja me lekë… (FOTO)

Ish-banori i “Big Brother Vip Albania 4”, Xum Allushi, ka reaguar me një postim në rrjete sociale, pas komentit të fundit të Ledion Licos. “Unë...

“E-albania kurthi më i keq”/ Rama ironizon Berishën me videon e bufit: S’ka derman jo

Kryesocalisti Edi Rama ka ironizuar sërish kryetarin e Partisë Demokratike me një video me buf. Në video Berisha shpreh pakënaqësitë ndaj portalit E albania, ndërsa dëgjohet të thotë...

Spahiu: Sponsorizimi 6 mln dollarë për PD kalon disa herë limitet e parashikuar në ligj

Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu, në një intervistë për Report TV, tha se sponsorimi prej 6 milionë dollarësh për PD në kontratën me kompaninë...

Aeroporti i Vlorës merr kodin nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave aeroportit të Vlorës, VLO. Lajmi është bërë i...

Lajme të tjera

Web TV