53-vjeçari thyen arrestin shtëpiak, kapet ‘mat’ duke grabitur furgonin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 53-vjeçar është arrestuar sot (15 prill) nga Policia e Vlorës në kushtet e flagrancës, teksa kishte thyer masën arrest shtëpiak të dhënë nga Gjykata për akuzën e vjedhjes, për të kryer një tjetër ‘mision të pamundur’.

Burime zyrtare njoftuan se finalizuan aksionin e koduar “Again”, duke i vënë prangat të dyshyarit Robert Pekmezi, banues në qytetin bregdetar.

“Pas informacioneve të siguara, në lidhje me një rast të dyshuar vjedhjeje të një automjeti në fshatin Nartë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar menjëherë punën me qëllim kapjen e autorit. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të patrullave të Policisë, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit R. P., 53 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte duke larguar mjetin tip furgon të vjedhur”, njoftoi policia.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se 53-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar më herët për të njëjtën vepër penale, atë të vjedhjes.

“Policia po vijon punën hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për të verifikuar nëse ky shtetas është autor edhe i vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë në qytetin e Vlorës dhe në fshatrat përreth”, sqaruan uniformat blu.

Dosja i kaloi për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Vlorës, teksa u rikthye në qeli për akuzën e vjedhjes në mënyrë të përsëritur./e.t

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV