Arrestohet William Levy, ja akuzat që rëndojnë mbi yllin e telenovelave meksikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur, William Levy, ka përfunduar në prangat e policisë amerikane. 44-vjeçari është arrestuar në Broward Country, Florida, për sjellje të pahijshme.

Mediat e huaja shkruajnë se aktori akuzohet për dehje publike, sjellje të çrregullt dhe hyrje në një pronë pa leje. Gjithashtu është publikuar edhe fotografia e tij e arrestimit, ku Levy nuk duket në gjendjen e tij më të mirë.

“Telemundo” shkruan se ylli i telenovelave mbetet në paraburgim në burgun e Weston, një qytet në Florida.

Ndërkohë deri më tani, as ish-partnerja dhe as fëmijët e yllit të telenovelave spanjolle nuk e kanë komentuar situatën në rrjetet sociale.

Kujtojmë se ky rast shënon incidentin e dytë ligjor për Levy-n në më pak se një vit. Vitin e kaluar, policia iu përgjigj një telefonate nga ish-partnerja e tij, Elizabeth Gutierrez, pasi ajo pretendonte se Levy ishte shumë i dehur dhe në shoqërinë e një gruaje tjetër në shtëpinë e tij.

Edhe pse ai incident nuk çoi në veprime të mëtejshme, ndezi një stuhi mediatike rreth aktorit dhe jetës së tij personale./E.S

Të fundit

Ushqimet që do t’i mbajnë larg alergjitë e pranverës

Pranvera është stina që na vë në humor për shëtitje në natyrë, por është edhe stina kur alergjitë bëjnë...

150 mln euro për një futbollist? Legjenda e Gjermanisë: “Bayern nuk i ka aq para, por…”

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, mendon se Bayern nuk i ka 150 mln euro për Florian Wirtz. Kjo është shifra që kërkon Bayer Leverkusen,...

17 anëtarë të familjes “El Chapo” u dorëzohen autoriteteve amerikane

17 anëtarët e familjes “El Chapo” Guzmán janë dorëzuar vullnetarisht te autoritetet amerikane ditën e premte, në pikën kufitare San Ysidro, që lidh qytetin...

55 liderët europianë mësyjnë në Tiranë, zbulohet programi i plotë i Samitit

Tirana po bëhet gati të presë 55 lider europianë për Samitit të Komunitetit Politik Europian i cili mbahet për herë të parë në vendin...

SPAK bastis tri zyra call center në Tiranë, mashtrim me vlerë 3 miliardë lekë

Tre ambiente të ndryshme në Tiranë që dyshohet se shërbemin si bazë për një platformë call centeri që kishte në fokus mashtrimin përmes investimit...

Lajme të tjera

Web TV