Përfundojnë në pranga dy elektricistë/ Zbardhet arsyeja e rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë dy elektricistë, pas vdekjes së një punonjësi të OSHEE-së, i cili humbi jetën një ditë më parë në fshatin Mërtish, Divjakë.

Viktima, Xh. Sh., 32 vjeç, punonjës i OSHEE-së, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për riparimin e një linje, për shkak të mosshkëputjes së energjisë.

Në vijim të hetimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasit Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë, të cilët rezultojnë të jenë përkatësisht elektricistë të OST dhe OSHEE.

Dy të ndaluarit dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos siguruar ndërprerjen e energjisë në linjën ku po punonte 32-vjeçari, gjë që çoi në aksidentin tragjik.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë./e.t

Të fundit

Pse dështoi telefonata Trump-Putin? Britania dhe BE ndryshojnë mendim totalisht

Europa dhe Mbretëria e Bashkuar kanë paralajmëruar për një sërë sankionesh të ndërmarra kundrejt Rusisë pas zhvillimit të telefonatës...

“Gara nuk ishte e barabartë!” Çfarë shkroi sot Fatmir Xhafaj për zgjedhjet?

Fatmir Xhafaj do të jetë sërish në Parlament, pasi ishte një nga më të votuarit në listën e hapur të PS. Ish-Ministri i Brendshëm,...

Hida, studentja e Mjekësisë që fitoi vendin e dytë për punim shkencor në Turqi

Rrëmbeu çmimin e dytë pak ditë më parë në Turqi në një konferencën ndërkombëtare të studentëve të mjekësisë. Prezantimi i saj oral për “Nivelet...

Papa i ri na jep lajmin e keq: Vatikani nuk e njeh Kosovën, por…

Papa Leon i katërmbëdhjetë emëroi Luigji Bianko si Nunc Apostolik në Slloveni dhe Delegat Apostolik në Kosovë. Kështu raporton media e Vatikanit, që saktëson...

Po mbyteshin në det, anija shqiptare “Butrinti” u vjen në ndihmë 13 emigrantëve

Një operacion i suksesshëm nga djemtë dhe vajzat tona të Forcës Detare u regjistrua sot në Detin Egje. Anija “Butrinti” P-134, pjesë e misionit të...

Lajme të tjera

Web TV