Shqiptarët racionalë me veshjet, shpenzimet thuajse në vendnumëro në dekadën e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur vjen puna të veshjet shqiptarët janë treguar racionalë me shpenzimet, sidomos në dekadën e fundit. Në krahasim me 12 grupet e artikujve kryesore të konsumit shpenzimet për veshje kishin rritjen më të ulët në vlerë (pa efektin e inflacionit) përgjatë tre dekadave të fundit (1995-2023), sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Në vitin 1995 të gjitha familjet shqiptare shpenzuan 11,2 miliardë lek për veshje në vit, ndërsa në 2023 mbi 43 miliardë lekë. Pa efektin e inflacionit shpenzimet e familjeve për veshje u rriten me 285% në 26 vite, ritmi më i ulët në krahasim me 11 grupet e tjera të konsumit.

Të dhënat historike tregojnë se shpenzimet për veshje pësuan një rritje domethënëse në vitet 2007-2008 dhe pastaj qëndruan në vendnumëro përgjatë gjithë dekadës nëse llogaritet edhe efekti i inflacionit.

Në shpenzimet për veshje ka ndikuar edhe ndryshimi demografik. Rënia e popullsisë së re në moshë dhe kryesisht fëmijëve që konsumojnë shumë veshje ka ndikuar negativisht në shpenzimet për këtë grup. Nga ana tjetër, grupi në rritje i popullsisë në moshë pensioni konsumon më shumë medikamente dhe më pak veshje.

Me inflacionin e lartë të dy viteve të fundit ka një zhvendosje të blerjeve të konsumatorëve shqiptarë, të cilët kanë frenuar blerjen e veshjeve të reja, duke u zhvendosur tek të përdorurat.

Të dhënat nga tregtia e jashtme tregojnë se në 2024, importet e tekstilit dhe këpucëve në vlerë shënuan rënie me 8.6% dhe nga ana tjetër, importet e veshjeve të përdorura shënuan rritje me 4.7%.

Rënia e importeve të veshjeve dhe këpucëve vijoi për të dytin vit radhazi, pasi edhe më 2023 ishin 4,2% më të ulëta se më 2022.

Lexo edhe :  Rriten depozitat në Lekë për herë të parë pas 10 vitesh

Nga ana tjetër, tregu i veshjeve të përdorura po rritet nga viti në vit. Vlera në import kaloi 38 milionë eurot në 2024 me rritje vjetore 4.7%.

Barometri i Ballkanit, një anketë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal që mat perceptimin e qytetareve për të situatën ekonomike, gjeti se më 2024 shqetësimi më i madh i shqiptarëve ishte inflacioni i lartë.

Pas luftës në Ukrainë, çmimet e shportës në Shqipëri u rritën me ritme dyshifrore. Njësoj si në Europë qytetarët shkurtuan shpenzimet për veshje dhe këpucë./MONITOR/   S.M

Të fundit

Gazetarja ‘godet’ politikën: I bëjnë fushatat për ‘like’, jo për vota

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, komentoi fushatat elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Ajo i komentoi këto fushata nga...

Zgjedhjet 2025/ Celibashi: 5 vjet burg kush shet apo blen votën

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka lëshuar një paralajmërim të qartë për të gjithë qytetarët në prag të zgjedhjeve të 11...

LaCivita futet në “aksion”, krahason Berishën me Trumpin

Shefi i fushatës së PD, amerikani Chris LaCivita, thotë se Edi Rama po vepron me kundërshtarin si Joe Biden me Donald Trumpit, përmes drejtësisë...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite përgjithësisht e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni me shume rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni...

Lajme të tjera

Web TV