Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën e Carlo Ancelotti edhe në fushën e saj.
Pas fitores 3-0 në sfidën e parë, skuadra e Artetës mund të mjaftohej me menaxhimin e rezultatit, por ajo nuk ngurroi të sulmonte as në “Santiago Bernabeu”. Anglezët fituan penallti, por Saka e shpërdoroi ndërsa më pas ishin me fat që gjyqtari anuloi një tjetër që dha në favor të vendasve në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Saka shleu gabimin duke mposhtur Courtois, por Vinicius nga ana tjetër tundi shpejt rrjetën për barazimin. Me kalimin e minutave shpresat e Realit u shuan pasi nuk po ia dilte të gjente hapësira për të rrezikuar Raya, ndërsa “topçinjtë” në fund gjetën kundërsulmin perfekt me Martinellin, për të vulosur fitoren 2-1 dhe për kaluar në gjysmëfinale se ekipi plotësisht dominues i këtij dueli./ D.C
GABRIEL MARTINELLI SEALS IT FOR ARSENAL AT THE BERNABÉU ⚡
ARSENAL ARE HEADED TO THE #UCL SEMIFINALS 🔥 pic.twitter.com/DIX4DPvID9
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) April 16, 2025