Lara Colturi kërkon zyrtarisht largimin nga Shqipëria për t’iu bashkuar Italisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lara Colturi, skiatorja italo-shqiptare ka kërkuar zyrtarisht që të largohet nga Shqipëria dhe të përfaqësojë vendin e lindjes, Italinë. Për momentin Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk e ka dhënë miratimin, mirëpo kërkesa e 18-vjeçares ka kohë deri më 1 maj për t’u shqyrtuar.

Do jetë fillimi i muajti që vjen ai që do vendos fatin e Colturit, e cila në Kupën e Botës që lamë pas ia doli të siguronte tre herë podiumin dhe të ngrinte flamurin kuqezi, duke u renditur në pozicionin e 7-të në tabelën finale.

Mësohet se kërkesa është bërë para përfundimit të Kupës së Botës dhe Colturi kërkon të përfaqësojë Italinë në Olimpiadën Dimërore të Milano-Cortinës në vitin 2026. Në bazë të rregullave botërore të Federatës Ndërkombëtare të Skive, nëse ajo largohet pa miratim, atëherë Lara Colturi do të qëndrojë një vit pushim, një vit pa Kupë Bote dhe pa Olimpiadë Dimërore.

Duket se një ‘bashkëjetesë’ e bukur mes Colturit dhe Shqipërisë do përfundojë pas katër vitesh. Paçka dëshirës së Shqipërisë për të pasur në grup një nga talentet më të mëdha të skive botërore, mundësitë dhe buxhetet e kufizuara të vendit tonë për një nga sportet më të kushtueshme do na lënë pa një kampione të ardhshme./E.S

Të fundit

Si u shmang nisja e luftës së tretë botërore në Kosovë

Hyrja e befasishme e rusëve në Prishtinë e më pas vendosja e tyre në Aeroportin e Prishtinës ishte një...

Kryeparlamentarja e Bullgarisë mbështet Shqipërinë: Jeni kampionë

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, në një deklaratë të përbashkët për shtyp me Drejtuesen e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është shprehur...

Dua Lipa shkëlqen në Milano, homazh për ikonën Raffaela Carrà

Dua Lipa mahnit italianët me një koncert spektakolar në Milano. Në një spektakël që zgjati mbi një orë e gjysmë, ajo arriti të përziejë...

Gazetarja goditet me plumb gome gjatë protestës në Los Anxhelos (VIDEO)

Gazetarja australiane Lauren Tomasi u godit nga një plumb gome ndërsa po raportonte mbi një protestë kundër bastisjeve të imigracionit në Los Anxhelos. “Pas orësh...

Mediat e huaja/ Në Berat, ku ëndrra për pushime ideale shndërrohet në realitet

Duke ecur nëpër rrugët e qytetit të vjetër të Beratit të duket sikur je katapultuar pas në kohë, shkruan prestigjiozja ”Vanity Fair”. ”Ky qytet, një...

Lajme të tjera

Web TV