Një kroçiere ekspedite, Ocean Explorer, kaloi Ngushticën e rrezikshme të Drake-ut dhe u godit nga dallgë deri në 12 metra të larta, duke shkaktuar momente adrenaline tek pasagjerët. Anija, e specializuar për udhëtime polare, po kthehej nga Antarktida kur hasi në ujërat e trazuar, sipas rrëfimit të një pasagjereje, Lesley Anne Murphy, e cila dokumentoi incidentin me video.
Edhe pse përvoja ishte intensive, udhëtarët e përshkruan si emocionuese dhe argëtuese, pavarësisht goditjeve dhe rrëzimeve të shkaktuara nga dallgët e forta. Ekuipazhi u kërkoi pasagjerëve të qëndronin në kabinat e tyre deri sa situata të qetësohej.
Ngushtica e Drake-ut është e njohur për kushtet ekstreme dhe ka qenë skenë e aksidenteve fatale në të kaluarën. Kompani si Quark Expeditions paralajmërojnë për rreziqet e saj, por udhëtimi vazhdon të mbetet një përvojë unike për aventurierët që dëshirojnë të eksplorojnë Antarktidën./ S.M