Shkurton rrugën nga 2 orë në 1 minutë, ura më e lartë në botë është gati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kina është gati të hapë urën më të lartë në botë, që lë pas vepra të ngjashme ikonike si Golden Gate në SHBA dhe Sydney Harbour në Australi. Ura e Kanionit të Madh Huajiang, e vendosur në provincën malore të Guizhou-t në jugperëndim të Kinës, do të arrijë një lartësi mbresëlënëse prej 625 metrash  mbi nivelin e lumi, rreth 288 metra më e lartë se rekordi aktual që mban ura Millau Viaduct në Francë.

Ky projekt madhështor ndodhet mbi Kanionin piktoresk Huajiang, të njohur edhe si “çarja e tokës”, dhe synon jo vetëm të vendosë rekorde, por edhe të përmirësojë infrastrukturën në një zonë të vështirë për t’u përshkuar. Aktualisht, udhëtimi mbi këtë kanion zgjat dy orë, por me hapjen e urës, kjo distancë do të përshkohet për vetëm një minutë.

Ura, e ndërtuar me strukturë çeliku, ka një gjatësi totale prej 2890 metrash dhe peshon rreth 22 000 tonë, sa tre Kullat Eiffel. Ndërtimi nisi më 18 janar 2022 dhe pritet të përfundojë më 30 qershor 2025, sipas mediave lokale të Guizhou-t.

Shkurton rrugën nga 2 orë në 1 minutë, ura më e

Sipas Zhang Shenglin, inxhinier i përgjithshëm i Guizhou Highway Group, 95% e ndërtimit ka përfunduar dhe ura pritet të hapet për qarkullim në gjysmën e dytë të vitit 2025. “Ky projekt do të jetë i pari në botë që funksionon në të dy drejtimet në një lartësi të tillë, çka tregon fuqinë e infrastrukturës kineze”, tha ai për gazetën China Daily.

Guizhou tashmë strehon gati gjysmën e 100 urave më të larta në botë, duke e kthyer këtë provincë në një qendër të inxhinierisë moderne./e.t

Të fundit

Aleksandër Çipa: Artan Lame la pas kënaqësi të shijueshme në shkrimet e tij

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale për ndarjen nga...

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vijon pa ndalim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çeljen sot të negociatave për 8 Kapituj të rinj nga Grupi 3. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Fituesi i Eurovision: Do doja që konkursi i radhës të mbahej në Vjenë, pa Izraelin

JJ, përfaqësues i Austrisë dhe fitues i Eurovision 2025, komentoi rastin kontrovers të pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin më të madh muzikor dhe tha se...

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Gjermani, plagoset 11-vjeçari

Një djalë njëmbëdhjetë vjeçar u plagos me thikë në një shkollë në Berlin të enjten. Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes...

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e SPAK, thuhet se...

Lajme të tjera

Web TV