Berisha zotohet për negociata me Trumpin: Do ta bind që të na i bëjë tarifat zero!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me Prodhuesit e Bimëve Medicinale ka deklaruar se qëndrimi i opozitës lidhur me tarifat është hapja e negociatave me qeverinë amerikane për vendosjen e tarifave zero në tregtinë mes dy vendeve.

Berisha ndër të tjera theksoi se nëse SHBA nuk pranon këtë marrëveshje reciproke, atëherë qeveria që ai synon të drejtojë pas 11 Majit do të garantojë subvencione dhe grante për bizneset shqiptare.

“E shtruat çështjen e tarifave. Shumë e drejtë! Cili është qëndrimi ynë ndaj tarifave? Qëndrimi ynë ndaj tarifave është negociata me qeverinë e SHBA për zero tarifa. Ne do vendosim zero tarifa me kërkesën që qeveria amerikane të na përgjigjet edhe ne me zero tarifat. Supozojmë se qeveria amerikane për arsyet e veta nuk e adapton këtë, ne do u kompensojmë plotësisht tarifën e eksportit të vendosur nga vendet ku ju eksportoni. Ne do bëjmë gjithçka me grante, siç thashë për çdo njësi prodhimi dhe ato nuk do i merrni mbi bazën e burokracisë, por me dokumentacionet më të thjeshta. Ju do merrni të gjithë mbështetjen bazuar në faturat që shisni. Bazuar në dokumentet që sillni. Bazuar në punën që harxhoni në proceset e trajtimit të këtij sektori. Shqipëria ka pasur dhe ka institucione në këtë sektor, por ne do fuqizojmë krahas studimeve për bimët frutore, bimët e arave, krahas studimeve për bimët arrore, bimët e tjera, ne do fuqizojmë shumë sektorin e studimeve të bimëve aromatike.

Do angazhojmë ekspertizën shkencore më të mirë në këtë sektor. Kudo Shqipëria është me një pasuri të madhe natyrore në këto bimë. Kredi të buta në të cilat qeveria do të mbulojë 80 përqind të interesit, do ofrohen për ju sipas sektorëve. Për të gjithë proceset që nevojiten në këtë fushë”, shprehet Berisha./   S,M

Të fundit

Zhduken gruaja dhe djali i mitur në Shkodër, burri kërkon ndihmë për gjetjen e fëmijës

Gjovalin Mikaj ka denoncuar në Policinë e Shkodrës zhdukjen e bashkëshortes së tij, Klaudia Hiluku, dhe djalit të tyre...

Kur prishen pazaret e drogës!/ Sherr mes Orges Mollës dhe Emri Hysenajt në Sky ECC

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për News24 dosjen në lidhje me hetimet për Operacioni “Ura” ku transkriptohen edhe bisedat mes anëtarëve të grupit në...

Zgjedhjet e 11 majit, KSHZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan për zgjedhjet...

Prekëse/ Vajza e Dr. Florit këndon këngën e të atit, artistët shperthejnë në lot (Video)

Spektakël, emocione dhe lot! Kënga, shpirti dhe dashuria për Dr. Florin u ndezën sërish në një nga momentet më prekëse të vitit. Vajza e artistit të...

Denoncimi i Berishës: Famozin Arkend Balla e kanë projektuar për ministër të Brendshëm

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka denoncuar në një deklaratë për mediat se Arkend Balla, i cili ka kandiduar për Durrësin dhe është më...

Lajme të tjera

Web TV