Drama ime nis në ’97”/ Eneda Tarifa rrëfen humbjet e familjes tek firmat piramidale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eneda Tarifa foli në një intervistë për etapat kyçe të jetës dhe karrierës së saj, duke prekur edhe një nga periudhat më të errëta për familjen e saj: vitin famëkeq 1997.

Artistja rrëfeu se familja e saj ishte ndër mijëra viktimat e skemave piramidale që tronditën Shqipërinë pas rënies së komunizmit.

“Patjetër që kemi qenë viktima. Humbëm rreth shtatë deri në tetë mijë euro në atë kohë – dhe për prindërit e mi, që ishin intelektualë dhe punonin ndershmërisht për çdo lek, ishte një goditje e jashtëzakonshme,” tha Eneda.

Ajo theksoi se paratë nuk u kthyen kurrë dhe se kjo ngjarje e dhimbshme la gjurmë të thella në familjen e saj. “Ishte një periudhë plot pasiguri, varfëri dhe rrëmujë… njerëzit luftonin për të rimarrë atë që kishin humbur.”

Përtej dhimbjes, Eneda tregoi edhe forcën e një familjeje që u përball me sfidat e kohës, duke u bërë më e fortë. Rrëfimi i saj është një kujtesë e fuqishme e traumave kolektive që shoqëria shqiptare ka kaluar – dhe një dëshmi e qëndresës përballë humbjeve të mëdha./  S,M

Të fundit

Shpërthime të fuqishme në Sarandë, alarmohen qytetarët! Ndalohen nga policia dy të rinj

Dy shpërthime të fuqishme me lëndë piroteknike kanë krijuar panik mbrëmjen e kaluar  në qytetin e Sarandës, duke alarmuar banorët dhe...

Java nis me temperatura të larta, ja si parashikohet moti për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për ditën sotme, ku pritet që kushtet atmosferike të jenë relativisht të qëndrueshme në të gjithë...

Nga videot e çuditshme të elefantëve tek revolucionarizimi i TV: 20 vjet Youtube

Transmetuesit e mëdhenj po lançojnë seriale hit në platformën e ndarjes së videove, ndërsa yjet e saj po fitojnë çmime Emmy. Insajderët diskutojnë se...

Adoleshentët që bëjnë seks nuk është lajm për askënd

Një klauzolë 'Romeo dhe Zhuljeta' në projekt-ligjin e krimit të Anglisë është e arsyeshme - tani le të përqendrohemi te burrat që me të...

Pse votuesit e Trump s’janë penduar? Sepse ata që e urrejnë po lëndohen më shumë

Edhe në mes të kaosit politik dhe çmimeve në rritje, ajo që ka më shumë rëndësi për mbështetësit e tij është një formë makabre...

Lajme të tjera

Web TV