Tregtia e mallrave shqiptare ka vijuar të ketë rimëkëmbje për të tretin muaj radhazi. Të dhënat e Instat konfirmojnë se në mars eksportet e mallrave arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke u rritur me 4,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndikim kryesor në përmirësimin e bilancit tregtar të vendit ka dhënë nëngrupi : “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 8,8 %“Tekstile dhe këpucë” me 1,2 % si dhe , “Ushqime, pije, duhan”.
Performancë jo pozitive gjatë këtij muaji ka pasur grupi “Materiale ndërtimi dhe metale” I cili është ulur me 5,8 % ndjekur nga Produkte kimike dhe plastike” .Gjatë këtij muaji rimëkëmbje ka pësuar edhe eksporti i grupit tekstile e këpucë.
Nëse bjëmë një vlerësim të eksporteve si tremujor vlera totale e mallrave shqiptare të shitura në tregjet e huaja rezulton rreth 100 miliardë lekë, duke u rritur me 4,7 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 202 miliardë lekë, duke u ulur me 3,5 %, krahasuar me një vit më parë.
Deficiti tregtar arriti vlerën 102 miliardë lekë, duke u ulur me 10,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.
Në muajin Mars vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë: Kosova me 83,1 % ndjekur nga Greqia me 13,2 % dhe Gjermania.
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Maqedoni e Veriut ,Italia dhe Turqia . Të dhënat e tregtisë së jashtme janë disa sinjale pozitive për ecurinë e ekonomisë gjatë këtij viti./E.T