Investimet shqiptare jashtë vendit ishin 241 milionë euro për 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan një rënie të lehtë vitin e kaluar, por duke qëndruar pranë niveleve më të larta në 15 vitet e fundit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2024, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit ishte 241 milionë euro, dy milionë euro më pak krahasuar me një vit më parë.

Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare janë kanalizuar në kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. 58% e vlerës totale të investimeve të huaja direkte në 2024 ishin injektime të reja kapitali, ndërsa pjesa e mbetur ishin kryesisht fitime të riinvestuara të shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. Një pjesë shumë e vogël e investimeve (6 milionë euro ose 2.5% e totalit) konsistonte në hua të dhëna për kompanitë bija jashtë vendit.

Investimet direkte dalëse sidoqoftë kanë ende një peshë të ulët në raport me investimet e huaja hyrëse në Shqipëri, me rreth 15% të tyre. Bilanci neto i investimeve të huaja direkte ishte negativ (investimet hyrëse tejkalojnë ndjeshëm ato dalëse), për një vlerë të përgjithshme prej 1.34 miliardë eurosh, në rritje me 7% krahasuar me vitin 2023.

Informacioni statistikor për investimet e sipërmarrjes tonë jashtë vendit kufizohen vetëm në të dhënat e Bilancit të Pagesave dhe nuk ekzistojnë të dhëna më të detajuara për shpërndarjen e tyre gjeografike apo sektoriale. Megjithatë, dihet që një pjesë e grupeve të mëdha të biznesit në Shqipëri i kanë shtrirë një pjesë të aktiviteteve të tyre edhe jashtë vendit, si pjesë e strategjisë së zgjerimit dhe diversifikimit të tregjeve.

Grupi Balfin, grupi Kastrati, grupi Union, Gener 2, etj zotërojnë aktivitete jashtë vendit në sektorët e tregtisë, shërbimeve financiare, pasurive të paluajtshme apo akomodimit/hotelerisë. Gjithashtu, disa prej distributorëve të mëdhenj të artikujve të konsumit në Shqipëri kanë shtrirë aktivitetin e tyre edhe në vendet fqinje, kryesisht në Kosovë.

Lexo edhe :  Eurostat: Shqipëria, vendi më i varfër i Europës në 2024 (SHIFRAT ZYRTARE)

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës japin një informacion për investimet shqiptare në Kosovë, që vlerësohet se është shteti me përqendrimin më të madh të investimeve shqiptare.

Shifrat e BQK-së tregojnë se deri në fund të vitit 2024, stoku i investimeve shqiptare në Kosovë kishte vlerën e 468 milionë eurove. Me këtë shifër, Shqipëria është investitori i pestë më i madh në Kosovë.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në ndarjen sektoriale, investimet shqiptare janë të përqendruara kryesisht në ndërtim, pasuri të paluajtshme, tregti dhe prodhim./ Revista Monitor/    S.M

Të fundit

Horoskopi i ditës së martë, 20 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Në këto 24 orë do të keni një qiell të shkëlqyer dhe mbi të gjitha një vullnet të madh për të vepruar:...

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve për marsin tregojnë për një...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

Lajme të tjera

Web TV