Ish-banorja ‘godet’ produksionin e BBVA: Unë e di kush e ka të blerë çmimin e madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Briseida Xhelaj, ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale vetëm pak orë para finales së madhe të këtij edicioni.

Në një status të publikuar në Facebook, Briseida ka ndarë një fotografi nga momenti kur ajo dhe partneri i saj Jori u futën si çift në shtëpinë e famshme, si një konkurrent i vetëm.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e ka marrë mbishkrimi i saj ku lë të kuptohet se fituesi është i ditur paraprakisht.

“Edhe pse fituesja doli në 29 Dhjetor. Cili nga këta që janë akoma e fiton BBVIP4 dhe pse? Unë e di kush e ka të blerë çmimin se ua kam thënë në 19… do e dëgjoni që do dali fjala ime”, ka shkruar Briseida, duke lënë të kuptohet se çmimi i madh prej 100 mijë eurosh është vendosur më herët sipas saj.

Xhelaj, e cila me profesion është mjeke, nuk e pati mundësinë të bëhej konkurrente zyrtare, pasi ajo dhe partneri i saj ishin pjesë e shtëpisë së 7 xhuxhave të Borëbardhës, një format paralel brenda BBVA.

Vetëm tre banorë nga ajo shtëpi fituan të drejtën për të hyrë në garën kryesore, por çifti i Briseidës nuk ishte mes tyre.

Statusi i saj ka nxitur komente të shumta në rrjet, ndërsa publiku pret me padurim të shohë nëse parashikimi i saj do të rezultojë i saktë. Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania do të shpallet sonte mes finalistëve Rozana Radi, Gesti, Egli dhe Laerti./e.t

Të fundit

Zbulohet data kur socialistët do të festojnë fitoren e zgjedhjeve të 11 majit

Socialistët festojnë fitoren e 11 majit të hënën në mbrëmje. Ftesa e dërguar në grupet e komunikimit të përdorura...

Partizani krenohet me Igli Taren dhe Amir Rrahmanin/ Bëtë krenarë të gjithë shqiptarët

Igli Tare është drejtori i ri sportiv i klubit të Milanit. Shqiptari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me italianët, teksa ka edhe opsion rinovimi...

Hungaria ‘shënjestroi’OJQ, BE ‘kërcënon’ kryeministrin Orban: Tërhiqni projektligjin!

Komisioni Evropian i ka kërkuar Hungarisë të tërheqë menjëherë një projektligj të ri, të paraqitur nga partia e kryeministrit Viktor Orbán, i cili cilësohet...

Karta e azilit s’funksionon, më shumë se 15 mijë shqiptarë u dëbuan nga BE në 2024

Ma avionë nga ajri, traget nga deti apo autobusë në rrugë tokësore...më shumë se 15 mijë qytetarë shqiptarë që qëndronin në mënyrë të parregullt...

Videoja e frikshme/ Kamioni 33 tonësh merr përpara një shtëpi në New Jersey

Momenti i një aksidenti të tmerrshëm në New Jersey, në të cilin një kamion 33 tonësh u përplas me një shtëpi regjistrua nga një...

Lajme të tjera

Web TV