“Maliqi, bastion i palëkundur i PS”/ Rama: 11 maji, përtej ngjyrave partiake!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama po zhvillon një takim elektoral me qytetarët e Maliqit në Korçë.

Rama e cilësoi qytetin juglindor si “bastion të palëkundur” të Partisë Socialiste, teksa shtoi se më 11 maj, duhet t’i jepet një mbështetje të fuqishme negociatave për anëtarësim në BE. Nga ana tjetër, Rama e cilësoi kryebashkiakun Gëzim Topçiu “legjendar”.

“E kemi bërë si zakon që takimin e parë në çdo vrap drejt finishit ta bëjmë këtu në Maliq për të marrë energjinë e madhe pozitive që ka në këtë stacion dhe në këtë bastion të palëkundur të PS. Nga ana tjetër, besoj se këtë vit jemi përpjekur që mbështetjen tuaj ta kthejmë në punë për ju, në vepra të reja për ju, në rrugë të reja për zhvillim, për punësi, për mirëqenie. Edhe falë kryebashkiakut tuaj legjendar, ku kemi gjetur një mbështetje të fortë, sot kjo bashki nuk ngjan me asgjë me bashkinë që ishte kur ne morëm detyrën.

Sot kam ardhur për të folur për një punë shumë të madhe, kjo është puna e madhe e 11 majit, kur përtej kufijve partiakë dhe ngjyrave të partive, na duhet të bashkohemi të gjithë si shqiptarë, t’i japim një mbështetje të fuqishme negociatave për anëtarësim në BE. Kush thotë se Evropa është aty, ose nuk kupton çfarë thotë, ose qëllimisht thotë diçka që nuk është e vërtetë. Për arsye që nuk kanë të bëjnë vetëm me ne, për herë të parë që kur kemi dalë nga ferri i komunizmit, është përputhur vullneti, jo vetëm ne duam të hyjmë në BE, por edhe BE do të na marrë brenda.”– tha Rama./   S,M

Të fundit

GJKKO heton për shitblerje votash nga PSD në Korçë, kontrolle në banesae

Policia e Korçës po zbaton një vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në...

Dashnor Sula zbulon ‘korombolin’ e PD: Donin 3 veta për një tokë, absurde!

“PD duhet të kuptojë që të ndërrojë popullin, sepse e ka fajin populli, jo drejtuesit e PD-së. Kriteri i vetëm është që të jesh...

Shqiptarët mendjen te zgjedhjet, Ambasada Amerikane bën njoftim për atë që s’e prisnim

Teksa e gjithë vëmendja është tek procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një...

Tendencat kryesore të mirëqenies për vitin 2025

Në vitin 2025, mirëqenia nuk ka të bëjë më vetëm me meditimin dhe smoothie-t jeshilë. Ajo është bërë shkencore, holistike dhe hiperpersonalizuese. Nga stimulimi...

Vëzhguesi i OSBE-ODIHR: Ky vend nuk shkon në BE me këto zgjedhje

Vëzhguesi i OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Michael Gahler, ka deklaruar se Shqipëria nuk do të futet në Bashkimin Europian kështu siç...

Lajme të tjera

Web TV