Me avion në Gjirokastër/ Aventura e italianëve, fluturuan nga Bari në qytetin e gurtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turizmi elitar në Gjirokastër nuk është më një risi. Paraditen e së shtunë në aerodromin e qytetit të gurtë ka mbërritur ky avion turistik, me të cilin kanë udhëtuar nga Bari i Italisë pesë turistë.

Italianët kanë përshkruar këtë itenerar për rreth 80 minuta fluturim. Shprehen të impresionuar për peizazhin që kanë parë dhe shijuar nga ajri.

“Është hera e parë që vij në Gjirokastër. Ajo që pashë do e cilësoja si një mrekulli. Do të vizitojmë qytetin dhe zonën historike, pasi kam dëgjuar shumë për të. Jemi 5 miq qe kemi ardhur nga Italia dhe do të qëndrojmë këtu deri ditën e martë”, u shpreh ai.

Pas uljes së parë në aerodromin e Gjirokastrës, italianët vlerësojnë parametrat e pistës, ndërsa moti i mirë iu favorizoi fluturimin.

“Shijuam peizazhin e Vlorës, Tepelenës dhe sigurisht te Gjirokastrës që është një qytet mjaft i veçantë dhe i bukur. Pista është në parametra tepër të konsiderueshëm, por ajo që do të dëshironim do të ishte lehtësia në përpilimin e dokumentacioneve në një kohe sa me të shkurtër dhe të shpejtë. Kjo do te sillte edhe me shume vizitore nga ajri dhe Italia ne qytetin tuaj. Për mua kjo është hera e dytë që vij në Gjirokastër dhe serish ndodhem i mrekulluar kjo edhe për kujtimet e bukura që kam në këtë qytet”.

Gjirokastra vijon të jetë e preferuara e turistëve italianë. Prej vitesh ata qëndrojnë në krye të listës së të huajve që vizitojnë qytetin historik.

Gjirokastra ka avantazhin e turizmit gjithëvjetor. Ndërsa prej muajit janar qyteti i mbrojtur nga UNESCO dhe zonat përreth kane mirëpritur rreth 35 mije turiste, kryesisht të huaj./e.t

Të fundit

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të...

Po ndiqej nga karabinierët/ Shqiptari përplaset me shtyllën, ndërron jetë në vend

Një shtetas 38-vjeçar shqiptar vdiq mbrëmjen e djeshme gjatë një ndjekjeje në Nettuno, pranë Romës. E gjitha filloi rreth orës 21:00 në zonën Tre...

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

Alan Yentob, një prej figurave më me ndikim në historinë e BBC-së dhe një prej zërave më krijues të televizionit britanik, ka ndërruar jetë...

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

Pas masave të tërthorta të miratuara vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi në muajin maj disa kufizime direkte që tentojnë të frenojnë “hovin”...

Festë, traditë dhe promovim i turizmit malor në 17 vjetorin e Parkut Kombëtar Shebenik

Në zemër të Parkut Kombëtar Shebenik, në Fushë-Studën, një prej vendeve më të bukura dhe të paprekura të Shqipërisë , këtë javë u zhvillua...

Lajme të tjera

Web TV