Rrëfehet Ema Andrea: Martesa nuk është për mua!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një interviste të veçantë në skenën e spektaklit “Piter Pan” në Tv Klan, aktorja e njohur Ema Andrea u përball me pyetjet e sinqerta dhe shpeshherë të papritura të gazetarëve të vegjël.

Me shumë natyrshmëri, ajo foli për dashurinë ndaj skenës, pasionin për aktrimin dhe ndau edhe disa copëza nga jeta e saj personale.

Ishte një pyetje e Ajlas së vogël që nxori në dritë një aspekt më të thellë të jetës së saj private. Ema Andrea rrëfeu se nuk ka më ndërmend të martohet, pasi tashmë e ka dhënë zemrën tërësisht profesionit të saj.

Ajla: Mua mami më tregoi një foto tënden ku ishe veshur si nuse… mos je martuar ti?

Alketa Vejsiu: Është martuar, është trashëguar!

Ema Andrea (duke buzëqeshur): Po, u martova edhe unë, e kam bërë atë hap. Të gjithë bëjmë disa “gabime” në jetë, edhe unë e bëra timen.

Alketa Vejsiu: Keni frikë të martoheni sërish?

Ema Andrea: Jo, ishte një shaka! (qesh)

Alketa Vejsiu: Apo keni ende një dëshirë të fshehtë?

Ema Andrea: Jo, faleminderit! Martesa është një gjë shumë e bukur, por nuk është për mua. Nuk kam frikë prej saj, por sot jam e martuar me profesionin tim, që e dua me gjithë shpirt. Mund të jetoj e pamartuar, por e dashuruar gjithë jetën./   S,M

Të fundit

Java nis me temperatura të larta, ja si parashikohet moti për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për ditën sotme, ku pritet që kushtet atmosferike të jenë relativisht...

Nga videot e çuditshme të elefantëve tek revolucionarizimi i TV: 20 vjet Youtube

Transmetuesit e mëdhenj po lançojnë seriale hit në platformën e ndarjes së videove, ndërsa yjet e saj po fitojnë çmime Emmy. Insajderët diskutojnë se...

Adoleshentët që bëjnë seks nuk është lajm për askënd

Një klauzolë 'Romeo dhe Zhuljeta' në projekt-ligjin e krimit të Anglisë është e arsyeshme - tani le të përqendrohemi te burrat që me të...

Pse votuesit e Trump s’janë penduar? Sepse ata që e urrejnë po lëndohen më shumë

Edhe në mes të kaosit politik dhe çmimeve në rritje, ajo që ka më shumë rëndësi për mbështetësit e tij është një formë makabre...

Pse po rritet shkalla e rasteve me autizëm?

Qeveria e Shteteve të Bashkuara i bëri të ditura të dhëna e reja këtë javë për autizmin, të cilat tregojnë se shkalla e diagnostikimeve...

Lajme të tjera

Web TV