Horoskopi javor për datat 21-27 prill nga Paolo Fox

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Kjo javë do të hapë perspektiva të reja për ju në dashuri. Nëse marrëdhëniet tuaja emocionale shkojnë mirë, do të vazhdoni të gëzoni ndikime pozitive. Nëse ka ndonjë problem të madh, do të keni mundësinë të filloni nga e para ose të merrni një drejtim krejt tjetër. Si njerëz objektivë që jeni, do të merrni rezultate të vlefshme edhe në punë. Ata që vazhdojnë ende studimet, do të mbledhin frytet e mundit të tyre, falë edhe angazhimit të tyre konstant. Dashi vlerësohet me nëntë pikë.

Demi
Është e qartë se kohët e fundit jeta në çift nuk ju kënaq më, ndoshta për shkak të vetmisë apo të keqkuptimeve të ndryshme. Ka ardhur koha për t’i bërë gjërat më hapur dhe për të hedhur hapat e parë për të forcuar lidhjen tuaj. Nëse jeni beqarë, Mërkuri do të ndikojë pozitivisht në sferën tuaj emocionale në disa mënyra, duke ju ndihmuar të keni takime të rëndësishme ose përvoja shumë të këndshme. Do të jetë gjithashtu një periudhë e favorshme për lidhje serioze dhe afatgjata. Nëse ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme në karrierë, ose të merrni vendime që mund të ndikojnë në të ardhmen tuaj, kjo është java e duhur. Mos humbni më tepër kohë. Vlerësimi është shtatë pikë.

Binjakët
Me mbështetjen e Jupiterit, do të punoni shumë për të kultivuar një mjedis paqësor dhe harmonik në marrëdhënien tuaj. Do të vini re se atmosfera përreth jush është pozitive dhe e këndshme. Sigurisht që kjo do t’ju vijë në ndihmë edhe në aspektin e ndjenjave. Nëse jeni beqarë, gjatë javës do t’ju krijohen disa mundësi interesante. Por nuk ka asnjë garanci që menjëherë nuk do të ndiheni më të vetmuar. Një projekt profesional që e keni shumë për zemër mund të realizohet gjatë javës. Jo rastësisht, falë bashkëveprimit të yjeve, do të ndiheni të vendosur për ta çuar deri në fund atë. Në çdo rast, do të jeni në gjendje të bëni gjithçka për të arritur qëllimet tuaja. Vlerësimi për ju është tetë pikë.

Gaforrja
Nëse jeni beqarë, një takim është i mundshëm këtë javë. Ndoshta nuk do të jetë dashuri me shikim të parë si nëpër filma, por një histori e thellë dhe e rëndësishme, e cila me shumë mundësi do të zhvillohet në një aventurë të gjatë së bashku. Neptuni do t’ju mbrojë jetën në çift. Mund të kaloni orë të këndshme me partnerin tuaj, pa u shqetësuar për atë që po ndodh në botë. Në mjedisin tuaj të punës, megjithatë, kërkohet përqendrim maksimal. Ju nuk mund të jeni gjithmonë mendjemprehtë dhe mund të tundoheni të merrni iniciativa të rrezikshme, të bëni zgjedhje të papërshtatshme ose të shoqëroheni me njerëz jo të besueshëm. Të gjitha këto vendime mund të kenë pasoja negative. Pra, jini veçanërisht të kujdesshëm. Vlerësimi është tetë pikë.

Luani
Për të ruajtur harmoninë e marrëdhënies suaj, duhet të bëni më shumë lëshime. Përndryshe nuk do të mund të arrini qëllimet tuaja. Edhe nëse partneri juaj vjen vonë në shtëpi ose del shpesh, mos u bëni pa të drejtë dyshues. Do të jetë një javë e qetë për ata që janë beqarë. Do të ndiheni shumë më mirë nga ç’jeni ndier së fundmi dhe do të shijoni një jetë sentimentale më të kënaqshme. Të gjithë punëtorët e kësaj shenje do të marrin kënaqësi të madhe nga puna e tyre. Nëse është e mundur, shmangni një udhëtim pune këto ditë. Ju do të filloni në kushte të pafavorshme dhe do të keni pak shanse për të arritur rezultate pozitive, por situata do të ndryshojë së shpejti. Vlerësimi është 7.5 pikë.

Virgjëresha
Do t’ju duhet të merreni shumë këtë javë me një projekt personal që e keni për zemër, aq sa do të keni pak kohë për t’i kushtuar jetës suaj sentimentale. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj e dashurisë nuk do të jetë veçanërisht e gjallë, nuk do të ketë shpërthime të mëdha pasioni, por as debate. Nëse ju pëlqen dikush, mos bëni hëpërhë përpjekje për t’iu afruar, kështu do të shmangni një zhgënjim të mundshëm.
Në planin e punës, merruni me projektet afatgjata që i keni lënë pezull. Gjithashtu fokusohuni në çështjet që meritojnë vëmendjen tuaj. Mos i injoroni këshillat e vlefshme që mund të merrni. Vlerësimi për ju është 7 pikë.

Peshorja
Ndikimi pozitiv i Jupiterit do të ndikojë për mirë në jetën tuaj në çift. Organizimi i një darke romantike ose një udhëtimi të shkurtër për dy vetë do të jetë një mënyrë e mrekullueshme për të befasuar partnerin dhe për të riafirmuar dashurinë tuaj. Nëse jeni beqarë, prisni një javë të trazuar emocionalisht,
të karakterizuar nga ndarje të mundshme apo takime të papritura. Ndokush mund të ketë një situatë të ngatërruar dhe të pasigurt sentimentale, ndoshta të lidhur me më shumë se një person, që ju krijon vështirësi në zgjedhje. Të nxitur nga Marsi, gjatë kësaj periudhe do të jeni veçanërisht të motivuar për të realizuar edhe aspiratat tuaja më të mëdha profesionale, pavarësisht vështirësive dhe sjelljeve të padrejta të kolegëve të caktuar. Konfigurimet astrale do t’ju ndihmojnë të njihni vlerën tuaj profesionale. Megjithatë, horoskopi ju nxit që të mos i merrni gjërat shumë për zemër, për të qenë më
të mbrojtur dhe më të qetë shpirtërisht. Vlerësimi është shtatë pikë.

Lexo edhe :  Peshku “alien” po pushton detin Adriatik, studiuesit japin alarmin: Është vdekjeprurës!

Akrepi
Shumica prej jush do të gëzojnë një jetë të qetë në çift, edhe nëse situatat financiare dhe të punës mund të kenë përkohësisht më shumë peshë sesa marrëdhëniet ndërpersonale. Do t’ju duhet patjetër të përqendroheni në organizimin e aktiviteteve tuaja në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse jeni beqarë, jeta juaj e dashurisë mund të marrë një kthesë të re. Ndryshimet që ndodhin nuk do të jenë medoemos negative, për sa kohë që nuk ngatërroni çështjet e parave dhe të ndjenjave. Aftësia juaj në çështjet praktike do t’ju ndihmojë që të arrini rezultate të shkëlqyera në fushën profesionale. Vlerësimi
për ju është 7.5 pikë.

Shigjetari
Falë Venusit, çiftet do të përjetojnë momente shumë intensive dhe sensuale. Tensionet e vogla të zakonshme do të treten dhe jeta juaj në çift do të jetë e qetë dhe harmonike. Nëse jeni beqarë, ndikimi astral do t’ju nxitë fantazira të këndshme. Jini ëndërrimtarë, në mënyrë që t’i jepni pak gjallëri jetës suaj. Megjithatë, kini kujdes nga euforia e tepruar, e cila mund t’ju bëjë të idealizoni dikë në mënyrë joreale. Mos harroni se realiteti nuk është gjithmonë si një përrallë. Në vendin e punës, horoskopi rekomandon të bëni kujdes dhe të veproni në mënyrë metodike. Vetëm kështu do të mund të arrini rezultatet e
dëshiruara ose të krijoni kushtet e duhura. Nuk ka alternativa. Vlerësimi është 7.5 pikë.

Bricjapi
Për shumë çifte nuk do të ketë probleme. Partneri do t’i kuptojë përparësitë tuaja dhe do t’ju mbështesë pa u ankuar. Nëse ai nuk tregohet bashkëpunues, nuk do t’ju interesojnë justifikimet, do të bëni atë që dëshironi, pavarësisht nga pasojat. Nëse jeni beqarë, dy aleatë do të kujdesen për jetën tuaj të dashurisë. Venusi do t’ju bëjë të dukeni simpatikë dhe çapkënë në sytë e të tjerëve, edhe nëse keni tendencë të jeni paksa të turpshëm dhe të rezervuar. Marsi, nga ana e tij, do të favorizojë takimet dhe pasionin, përgatituni për dashurinë me shikim të parë. Për shkak të ndikimit negativ të Neptunit, do t’ju duhet të punoni dy herë më shumë nëse dëshironi të përmbushni afatet tuaja këtë javë. Mos u merrni
me gjërat e panevojshme, por përqendrohuni te çështjet më thelbësore. Vlerësimi për ju është 7 pikë.

Ujori
Lidhja në çift do të jetë intensive, pothuajse inkandeshente. Dëshira juaj e fortë për liri dhe autonomi mund t’ju bëjë të reagoni me zjarr edhe ndaj përpjekjes më të vogël për posesivitet nga ana e partnerit. Kini kujdes të mos lëndoni me fjalë. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, do të keni mundësi të shkëlqyera
për të bërë njohje të reja ose për të pasur një përvojë intriguese. Në çdo rast, do të tërhiqeni nga sharmi i një Ujori tjetër, kurioziteti, ndjenja e miqësisë dhe pavarësia e të cilit do t’ju bëjnë përshtypje. Në fushën profesionale do të jepni gjithçka. Do të jeni plot energji, do të dini t’u paraprini gjërave dhe përveç kësaj edhe fati do t’ju ndihmojë. Kështu do të keni mundësi të realizoni projekte ambicioze në rrethanat më të mira të mundshme. Vlerësimi për Ujorin është 8 pikë.

Peshqit
Çiftet, pavarësisht disa pengesave të vogla për shkak të faktorëve të jashtëm, do të përjetojnë një javë dukshëm më të qetë se të mëparshmet. Do të jenë më të hapur me njëri-tjetrin, duke treguar tolerancë dhe mirëkuptim ndaj partnerit. Nëse jeni beqarë, ndikimi i Venusit dhe Marsit do t’ju bëjë të papërmbajtshëm. Sharmi juaj do të jetë arma juaj fituese, duke ju përgatitur për të përjetuar momente vërtet të veçanta. Në jetën tuaj profesionale, do të tregoheni të pavendosur, duke analizuar me kujdes çdo aspekt përpara se të merrni edhe vendimin më të thjeshtë. Kjo pavendosmëri mund të ngadalësojë përparimin tuaj dhe t’ju bëjë të humbisni oferta interesante. Mos hezitoni të bëni një ndryshim, jini gati për të kapur mundësitë që do t’ju paraqiten. Do ta shihni, nuk do të pendoheni! Vlerësimi për Peshqit është tetë pikë.

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV