Përleshje në një burg italian/ Dhjetë të burgosur shqiptarë hapin me forcë portën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident ka ndodhur dje në burgun Bassone në Como, ku disa të burgosur janë përfshirë në një përplasje fizike. Ngjarja ka ndodhur në pasditen e djeshme, kur një grup prej dhjetë të burgosurve shqiptarë ka arritur të thyejë një portë të brendshme që ndante seksionin e tyre nga ai i një grupi rival, ku ishin të burgosur nga Afrika Veriore.

Konflikti është ndërprerë shpejt nga policia e burgut. Katër nga të përfshirët janë plagosur dhe janë dërguar për trajtim në spitalin Sant’Anna të Como.

Për të rivendosur rendin, autoritetet kanë dërguar përforcime nga Milano, ndërsa disa nga të burgosurit shqiptarë janë transferuar në burgje të tjera si Opera, Vigevano dhe Cremona, raportojnë mediat italiane.

Arsyet e përplasjes mendohet të lidhen me konflikte të mëparshme mes grupeve të burgosurve./E.T

 

Të fundit

Ngërçi politik, s’ka ende marrëveshje, a janë zgjedhjet zgjidhja?

Situata politike në Kosovë mbetet e bllokuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin...

Renault serik më i shtrenjtë i prodhuar ndonjëherë në histori

Prodhuesi francez po risjell një nga emrat e preferuar nga e kaluara e tij, por me një petk modern. Renault 5 Turbo 3E, një “mini...

Incident i rëndë në një depo municionesh ruse, shpërthimet tronditin Moskën

Një seri shpërthimesh të fuqishme ka tronditur një depo municionesh ruse në rajonin perëndimor të Vladimirit, rreth 130 kilometra në veri-lindje të Moskës, njoftoi...

Furgoni i ri luksoz i Mercedes duket se ka ardhur nga e ardhmja (FOTO)

Koncepti Vision V është një pamje paraprake e asaj që do të vijë nga Mercedes. Kur ishte hera e fundit që patë një furgon koncept?...

Si po ia bën fushatën Metës në burg?/ Kryemadhi flet pa ‘doreza’, tregon kujt i telefonon

Edhe pse e divorcuar zyrtarisht nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi po bën çdo ditë fushatë për ish-bashkëshortin, duke kërkuar vota për të, për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV