Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Lundër ku mbetën të plagosur 4 persona.
E ftuar në një emision televiziv, gazetarja është shprehur se ka disa arsye pse 4 të plagosurit nuk kanë qenë shënjestra e atentatorëve.
“Në atentatin në Lundër besoj se asnjëri prej 4 personave nuk është shënjestër. Është qëlluar ndaj një mjeti GL.
GL ku ndodhej A.S bashkë me familjarë të pronarit të Pelikanit është nisur në drejtim të Shkozës dhe do dilte në Lundër.
Aty një motor ka mbërritur pak para se të mbërrinte autojmeti i Pelikanit. Sapo ka parë automjetin ka hapur zjarr dhe shoferi ka ecur në shpejtësi marramendëse deri në momentin që ka humbur ndenjat për shkak të plagosjes.
Pse mendoj se nuk ishin shënjestra?
I vetmi dyshim është për dyshim për fajde. Ajo rrugë frekuentohet nga njerëz të botës së krimit. Ngjarja e Lezhës dhe e Lundrës janë të lidhura por policia po përpiqet ta devijojë.
Gruaja e Roan Brahimit ka një mjet të tillë me targa të përafërta.
Janë 20 automjete GL që përdoren nga njerëz të bizneseve dhe botës së krimit që banojnë në Rolling Hills. Aty jetojnë njerëzit e botës së krimit, nga Dokle etj.
Tre minuta më pas në vendngjarje ka kaluar një tjetër GL”, tha ndër të tjera Klodiana Lala./e.t