Danja Koka gjatë rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP”, ka qenë një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni. E njohur për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe stilin unik.
Modelja shpesh ka folur me dashuri dhe respekt për partnerin e saj, Redin, duke e përmendur si një nga shtyllat kryesore të mbështetjes së saj jashtë shtëpisë.
Megjithatë, çifti kishte zgjedhur të mbante një profil të ulët në rrjetet sociale, duke shmangur daljet publike dhe publikimin e fotove së bashku, për të ruajtur intimitetin e lidhjes së tyre.
Por pas përfundimit të spektaklit, gjithçka ndryshoi. Në festën që u organizua pas finales së madhe të BBV, Danja u shfaq për herë të parë publikisht në krah të Redit.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, dyshja shihen duke kërcyer së bashku, të buzëqeshur dhe të përqendruar tek njëri-tjetri. Për herë të parë, publiku pati mundësinë të shohë fytyrën e Redit, që deri më tani kishte mbetur një mister./E.S