SPAK “zbërthen” krimet zgjedhore, ja si mund të denonconi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK dhe KQZ, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme janë angazhuar si kurrë më parë për krimet zgjedhore. Për këtë qëllim, SPAK ka modeluar një formular online, ku çdonjëri mund të denoncojnë.

SPAK gjithashtu tregon se cilat krimet zgjedhore heton, gjithashtu orienton qytetarët se si mund të bëjnë denoncimet e tyre, qoftë me shkrim, apo mënyra të tjera.

1.Cilat janë krimet zgjedhore të parashikuara në Kodin Penal?

Veprat penale të lidhura me procesin zgjedhor janë:

Pengimi i subjekteve zgjedhore (Neni 325);

Falsifikimi i materialit zgjedhor (Neni 326);

Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor (Neni 326/a);

Shkelja e fshehtësisë se votimit (neni 327);

Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar (Neni 327/a);

Korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje (Nen. 328, 328/b);

Përdorimi i funksionit publik për qëllime politike (Neni 328/a);

Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje (Neni 329);

Pengimi i zgjedhësit (Neni 330);

Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve (Neni 330/a);

Shkelja e se drejtës së zgjedhjes (neni 331);

Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit (Neni 331/a);

Shpërdorimi i autoritetit ushtarak ose policor (Nenet. 332, 332/a).

2.A ka SPAK kompetencë për të hetuar krimin zgjedhor?

SPAK ka kompetencë të kufizuar për hetimin e disa veprave penale që lidhen me zgjedhjet, bazuar në:

Kodin Penal;

Kodin e Procedurës Penale;

Ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

3.Cilët janë veprat penale kryesore që heton SPAK në mënyrë të drejtpërdrejtë në kuadër të zgjedhjeve?

SPAK ka kompetencë të drejtpërdrejtë për të hetuar:

KORRUPSIONIN AKTIV NË ZGJEDHJE – Neni 328 i Kodit Penal;

Kjo vepër penale përfshin dhënien e të hollave, të mirave materiale, premtime për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë për zgjedhësin ose persona të tjerë të lidhur me të, me qëllim:

marrjen e firmës për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje;

për të votuar në një mënyrë të caktuar;

për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme; për mbështetjen e një kandidati ose partie politike.

Dënimi: Burgim nga 1 deri në 5 vjet.

4.Kur zgjerohet kompetenca e SPAK për të hetuar krimet zgjedhore?

SPAK merr kompetencë të zgjeruar kur këto vepra kryen nga:

Zyrtarë të lartë publikë;

Organizatë kriminale;

Grup i strukturuar kriminal;

Bandë e armatosur;

Organizatë terroriste

Lexo edhe :  Zjarr në një apartament në katin e 7, familjarët ishin larguar nga banesa 30 minuta para

5.Cilët janë zyrtarët e lartë publik që mund të hetohen nga SPAK nëse kryejnë krim zgjedhor?

SPAK heton çdo vepër penale që lidhet me zgjedhjet nëse kryhet prej funksionarëve të mëposhtëm:

Presidenti i Republikës;

Kryetari i Kuvendit;

Kryeministri;

Anëtar i Këshillit të Ministrave (ministër, zëvendësministër);

Deputet;

Kryetar bashkie;

Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë;

Prokurori i Përgjithshëm;

Inspektori i Lartë i Drejtësisë;

Anëtar i KLGJ ose KLP;

Drejtuesit e institucioneve shtetërore qendrore ose të pavarura si:

Drejtorin e Policisë së Shtetit, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Guvernatorin e Bankës Qendrore të Shqipërisë, Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

6.A e mbikëqyr SPAK financimin e partive politike gjatë fushatës zgjedhore?

SPAK nuk është institucioni përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit të partive politike. Kjo kompetencë i përket Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që kryen hetime administrative bazuar në:

Kodin Zgjedhor (nenet 86- 92/7);

Ligjin nr. 8580, datë  datë 17.2.2000 “Për Partitë Politike” (neni 15/2).

7.Kur mundet SPAK të hetojë financime të subjekteve politike, përfshi dhe ato gjatë periudhës zgjedhore?

SPAK heton çështjet që lidhen me financimet e subjekteve politike vetëm kur:

Financimet janë të lidhura me krimin e organizuar ose terrorizmin;

Financimet burojnë nga vepra penale me natyrë korruptive, etj.

8.Si mund të denoncohen krimet zgjedhore në SPAK?

Për të denoncuar një krim zgjedhor pranë SPAK, mund të ndiqen këto tre forma:

Kallëzim penal me shkrim:

Ky është një kallëzim që bëhet me shkrim dhe paraqitet në SPAK.  Në këtë rast, kallëzimi duhet të përmbajë informacion të detajuar lidhur me veprën penale të pretenduar, duke përfshirë informacionet e mundshme për autorët dhe provat që mbështesin pretendimet.

Mund të dërgohet nëpërmjet postës.

Kallëzim me gojë para policisë gjyqësore:

Ky lloj kallëzimi bëhet me gojë dhe mund të bëhet drejtpërdrejt para policisë gjyqësore, në qytetin ku pretendohet se është kryer vepra penale. Pas marrjes së kallëzimit penal, policia gjyqësore ka detyrimin të regjistrojë atë dhe të njoftojë menjëherë SPAK për verifikimin dhe çeljen e hetimeve.

Denoncim në platformën e dedikuar në faqen zyrtare të SPAK:

Kjo platformë siguron anonimitetin e denoncuesit dhe lejon edhe ngarkimin e dokumenteve apo materialeve audio/vizive./e.t

Të fundit

Ngërçi politik, s’ka ende marrëveshje, a janë zgjedhjet zgjidhja?

Situata politike në Kosovë mbetet e bllokuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin...

Renault serik më i shtrenjtë i prodhuar ndonjëherë në histori

Prodhuesi francez po risjell një nga emrat e preferuar nga e kaluara e tij, por me një petk modern. Renault 5 Turbo 3E, një “mini...

Incident i rëndë në një depo municionesh ruse, shpërthimet tronditin Moskën

Një seri shpërthimesh të fuqishme ka tronditur një depo municionesh ruse në rajonin perëndimor të Vladimirit, rreth 130 kilometra në veri-lindje të Moskës, njoftoi...

Furgoni i ri luksoz i Mercedes duket se ka ardhur nga e ardhmja (FOTO)

Koncepti Vision V është një pamje paraprake e asaj që do të vijë nga Mercedes. Kur ishte hera e fundit që patë një furgon koncept?...

Si po ia bën fushatën Metës në burg?/ Kryemadhi flet pa ‘doreza’, tregon kujt i telefonon

Edhe pse e divorcuar zyrtarisht nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi po bën çdo ditë fushatë për ish-bashkëshortin, duke kërkuar vota për të, për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV