Askush nuk e kopjon dot Trumpin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

Gjatë kësaj jave, e kemi parë Sali Berishën të mbajë kapele, si asnjëherë tjetër në fushata. Edi Rama, e ka mbajtur kapelen jo vetëm në fushata elektorale, por edhe në takime të zakonshme. Po ashtu kemi dëgjuar edhe plor sajesa bajate si “ky po bën fushatë si Trumpi, ky po sillet si Trumpi, apo ky do të fitojë si Trumpi”. Këto dhe plot përfundime të tilla, vetëm sa e spostojnë vëmëndjen e fushatës, duke e zhvlerësuar atë. Në Shqipëri, politikanët nuk mund të kopjojnë as Trumpin, as Sakorzinë, dhe askënd tjetër. Ata janë ballkanas, aq sa janë shqiptarë. Ata janë tradicionalë, aq sa janë të paaftë të kopjojnë askënd tjetër, pasi nuk do të kishin sukses në politikë. Nuk duhen ngatërruar vendet, kombet, terrenet, popujt, dhe traditat. Nuk ka pse Sali Berisha ti “ngjasojë Trumpit”, as dhe Edi Rama të qasë fushatën e tij, si “fushata trumpiste”.Të mbushësh faqet e gazetave dhe portaleve me budalliqe të tilla, do të thotë të kesh mangësi në formim. Shqiptari nuk bëhet kurrë amerikan, as gjerman, dhe as francez. Ai mbetet autokton shqiptar, në sjellje, maturi, zgjuarsi, tolerancë, konflikt, dhe po aq original kur bën politikë dhe kur merr, dhe ikën nga  pushteti. Politikani shqiptar, këtej e përtej kufirit (Kosovë e Maqedoni), mbetet ambicioz deri në ekstrem ndaj postit, parave, dhe nuk ikën kollaj nga pushteti. Politikani shqiptar, i njeh, i pranon, por nuk i zbaton  rregullat e lojës në politikë. Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, erdhi pas kalvarit të gjatë të proceseve gjyqsore ndaj tij. Dhe ajo që binte në sy, ishte gatishmëria e tij e përhershme, për të mos u fshehur, por për tu përballur me drejtësinë. Tek ne ndodh e kundërta. Fshihen, marrin raporte “mjeksore”, sajojnë skenare dhe deklarojnë gënjeshtra, mbledhin mbështetës në dyert e prokurorive, vetëm të shkaktojnë incidente, dhe të pengojnë  drejtësinë. Askush në Shqipëri, nuk e kopjon dot Trumpin. Askush nuk i ngjet, dhe askush nuk është si ai. Politika nuk është ndeshje futbolli, megjithëse politika mbetet “sport i vështirë”. Në politikë nuk mund të futesh si kopjac, as nuk mund të ecësh si i tillë. Ti mund ta adhurosh një “X” politikan të huaj, por nuk mund ta kopjosh atë, pasi kjo do të ndikonte shumë shpejt në dizavantazhin tënd. Sali Berisha ka vendosur që në moshën 81 vjeçare, të kopjojë “modelin Trump”, pa e ditur, se kjo do ti sjellë humbjen më befasuese të tij në 35 vite politikë. Një fjalë e urtë thotë “fshat e zanat”. Shqipëria nuk është SHBA. Jemi shumë të veckël në gjithçka, të kopjojmë superfuqinë e botës. aq sa jemi ndonjëherë aq të paditur, sa mendojmë se jemi “epiqendra e botës”. Ndaj, në politikë mund të gabosh vetëm 1 herë, dhe me pasoja shumë të rënda, megjithëse gënjen vehten se “u rrëzova, por sërish mund të ringrihem”.

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV