Berisha: Në 100 ditët e para të qeverisjes së PD rroga minimale do të shkojë 500 euro!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi këtë të mërkurë kandidatët e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore për Qarkun Fier, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Para mbështetësve, Berisha u zotua se në 100 ditët e para të qeverisjes së Partisë Demokratike, nëse arrin të fitojë zgedhjet, rroga minimale në vend do të arrijë në 500 euro, ndërsa do të zhduket plotësisht varfëria ekstreme.

“Në 100 ditët e para do ketë zero varfëri ekstreme, mjerimin do e përjashtojmë nga Shqipëria. Nuk ka dhe nuk do ketë pensionistë me cilindo lloj pensioni, të pjesshëm, të plotë e të tjerë, që do marrin më pak se 200 euro në muaj. Nuk ka dhe nuk do ketë të papunë, nuk ka dhe nuk do ketë qytetarë me ndihmë ekonomike, studentë me bursë, jetimë në familje, që do marrin më pak se 200 euro. Nuk do ketë më shqiptarë që do numërojnë kafshatat, që mund të mos blejnë ilaçet e tyre. Lista e qeverisë italiane për ilaçet e rimbursueshme do jetë lista juaj. Do fillojmë nga dinjiteti njerëzor, se lëndon më shumë shpirtin e njeriut dhe dinjitetin se sa sofra që nuk të lejon të ushqesh fëmijët e tu, se sa sofra që nuk të lejon t’i japësh 3 vakte ushqim fëmijës tënd. Kjo merr fund. Rrogat minimale do të jenë brenda 3 muajve, 100 ditët e para, 500 euro. Ushqimet, rrogat, ndihmat dhe pensionistët do t’i marrin 20% më mirë se të tjerët”,-tha Berisha.

“Me këtë projekt ne u krijojmë një mundësi atyre që shkruajnë jetën e tyre në ndryshimin e kësaj Shqipërie që kemi sot, të jetojnë me dinjitet, të mos presin ilaçet nga njerëzit e tyre nga jashtë por t’i marrin këtu pa lekë, me të njëjtën cilësi.

Lexo edhe :  Rama quan gjysmat e burrave çyryk, Berisha në Pukë: Denigron figurën e babait

Kudo i marrim ne këto para? Këto para, miqtë e mi, janë nga të gjitha taksat tuaja që ju paguani në çdo gotë ujë që pini, në çdo kafshatë që hani. Ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse do u kthejmë paratë ju.

Është ditë e zezë, është ditë turpi dita kur Edi Rama solli në Parlamentin Shqiptar buxhetin 8 miliardë euro dhe ndau për 760 mijë nëna dhe baballarë, gjyshër dhe gjyshe të këtij vendi 16 milionë euro, kur vetë harxhon me avionin që ka 22 milionë euro me 140 udhëtime.

Në vitin 2023 ne kishim pensionin mesatar 143 mijë lekë, sot është 172 mijë lekë, por çfarë ndodh? Ka ndodhur që çmimet janë 2 dhe 3 fishuar.

Pensionisti sot, për të përballuar këto çmime, duhet të kishte një pension 393 mijë lekë”,-tha Berisha./e.t

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV