Dokumenti, zbulohet propozimi përfundimtar i Trump për paqen në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Uashingtoni pret sot përgjigjen e Ukrainës për një marrëveshje paqeje me Rusinë. Kjo marrëveshje, sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Axios, përfshin njohjen e Krimesë nga SHBA si territor rus dhe pranimin jozyrtar të sovranitetit rus mbi territoret e pushtuara që nga viti 2022.

Dokumenti u është prezantuar zyrtarëve ukrainas në Paris para pak ditësh dhe përshkruhet si “propozimi final” i Donald Trump për arritjen e marrëveshjes Rusi-Ukrainë.

Ky propozim kërkon lëshime nga presidenti ukrainas Zelensky, i cili më parë ka thënë fuqimisht se refuzon çdo njohje të okupimit nga Rusia të Krimesë dhe rajoneve të tjera në rajonin lindor të Ukrainës.

Përfitimet e Rusisë nga kjo marrëveshje përfshijnë tri pika: njohja zyrtare e sovranitetit mbi Krimenë, njohja joformale e pushtimit rus të pothuajse të gjithë rajonit të Luhanskut si dhe zonave të pushtuara në Donetsk, Kherson dhe Zaporizhia, si dhe premtimi i mosanëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Anëtarësimi në BE do të mbetet i mundshëm. Rusia përfiton edhe heqjen e sanksioneve të vendosura pas vitit 2014 dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik me SHBA-në, kryesisht në sektorët e energjisë dhe industrisë.

Përfitimet e Ukrainës: garanci sigurie nga një grup vendesh europiane, kthimi i një territori të vogël të rajonit të Kharkiv-it të pushtuar nga Rusia, kalimi i lirë në lumin Dnieper si dhe kompensim dhe ndihmë për rindërtim. m.p.

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV