Edi Rama ka zëvendësuar këtë javë të dytë të fushatës, Lulzim Bashën me Ilir Vrenozin, për t’u tallur me Sali Berishën.
Nga takimi me qytetarët në Skrapar, Rama ironizoi deklaratat e Ilir Vrenozit dje nga Korça.
Rama thotë se të pakten vrenozi, është portreti i sinqertë i Partisë Demokratike.
“Dje Vrenozi e mori drejtimin real të kenetës në qarkun e Korces ku për të më goditur mua, rivalin e tij të drejtpërdrejtë nesër, edhe në rang kombetar madje, lëshoi nga goja programin real të kësaj partie dhe e ngriti peshë turmen, sic kishim kohë pa e parë. “
Kryesocialisti u bë serioz në fund të mesazhit të tij për qytetarët./E.T