“S’ka më jetë për banorët”/ Braçe denoncon zaptimin e Tiranës së Re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati socialist për Tiranën, Erjon Braçe denoncoi mungesën e parkingjeve dhe zaptimin e hapësirave publike në njësinë 5 në Tiranë.

Sipas Braçes, mungesa e vendparkimeve dhe zaptimi i hapësirave publike janë kthyer në problem shqetësues për qytetarët në kryeqytet.

‘Kjo është zona tek moskatët në Tiranën e Re tani, në këtë orë dhe gjithë ditën në fakt! Zayed Center ka zënë një anë të rrugës, ka pushtuar edhe një shesh publik të pallatit dhe e ka parking të paligjshëm për qendrën; urdhëroni e shiheni!

A ka policia bashkiake e policia rrugore për këta? Alibia se kanë kartë rezidenti bie menjëherë sa kohë këta nuk janë banorë këtu; për më tepër kur parkojnë në rrugë publike! E dyta, dy kokale majtas e djathtas u strehuan në fillim në katin e parë të pallateve, pastaj dolën jashtë e zaptuan lulishten, pastaj dolën në shesh dhe kanë zaptuar sheshin;

A ka policia bashkiake për këta?! Njerëzit e zakonshëm, banorët, nuk kanë më jetë këtu!! Beëëëëëëëëëëëniii detyrën hapni rrugët dhe hapësirat publike lulishtet e sheshet bashkë’, shkruan ai./e.t

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV