Spiropali në Kavajë e Rrogozhinë/ Zhvillim ekonomik dhe turizëm përmes anëtarësimit në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, së bashku me kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi, Antonela Dedej dhe Eldi Çepeli, zhvilloi sot takime me banorë, familje e sipërmarrës në qytetin e Kavajës dhe në Karpen, Gërmenj, Sinaballaj dhe Rikaj.

Gjatë këtyre takimeve Spiropali nënvizoi potencialet e mëdha zhvillimore dhe turistike të zonave rurale dhe bregdetare te bashkive të Kavajës dhe Rrogozhinës dhe prezantoi disa aspekte të programit të Qeverisë për zhvillimin e tyre dhe mbështetjen e fermerëve dhe sipërmarrjeve në sektorin e turizmit.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, si kryefjala e fushatës së zgjedhjeve të 11 majit, do të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik, bujqësinë dhe turizmin në zonat e Kavajës dhe Rrogozhinës. Sepse anëtarësimi në familjen europiane lidhet ngushtë me zhvillimin, mirëqenien dhe cilësinë e jetës së njerézve.

Kavaja dhe Rrogozhina kanë potenciale të mëdha për ndryshim, investime e shërbime më të mira, nga bregdeti në qytet, e deri në kodrat e mrekullueshme të këtyre zonave.

 

 

Nga një zonë e izoluar dhe e pazhvilluar, Karpeni është shndërruar në një destinacion turistik tërheqës, mbështetur
në modele frymëzues dhe potencialit lokal.

Talenti dhe sakrificat e sipërmarrësve lokalë do të mbështeten nga investimet publike në infrastrukturë e shërbime, për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve.

Ne do të investojmë për ta shndërruar këtë zonë në një destinacion ekzotik dhe të shumëkërkuar, një pikë referimi për turizmin familjar dhe të qëndrueshëm.

Ne do të investojmë në Sinaballaj dhe në të gjithë zonën me potenciale të mëdha zhvillimi, për të mbështetur këtë komunitet punëtor e mikpritës dhe potencia për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, dhe me besimin se shumë punë të mira na presin për Rrogozhinën.

Lexo edhe :  Dosja “Gërdeci” ish-ministri kundër ekspertëve: Nuk trajtoja municionet

Nëpërmjet investimeve në infrastrukturë, Rrogozhina dhe zonat rreth saj do të lidhen jo vetëm me njera-tjetrën, por edhe me të gjitha zonat e vendit. Vlera e punës së njerëzve do të shumëfishohet nëpërmjet investimeve publike.”, u shpreh Spiropali./e.t

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV