Një tërmet me magnitudë 6.2 u regjistrua në Stamboll të Turqisë këtë të mërkurë sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave. Deri më tani nuk ka raportime për dëmtime apo të lënduar.
6.2 Earthquake in Istanbul, Turkey
All networks are currently down, people are scared to go back to their homes
There were 6 stronger aftershocks. pic.twitter.com/dnco5ndj3Z— Disasters Daily (@DisastersAndI) April 23, 2025
Dridhjet e tokës u regjistruan 40 kilometra në jugperëndim të Stambollit në Derit Marmara në një thellësi prej 10 kilometrash. Sipas asaj që shkruajnë mediat, tërmeti u ndje në disa rajone të Turqisë.
Magnitude 6 earthquake hits Istanbul, Türkiye pic.twitter.com/SsG8RHwYMT
— Sprinter Observer (@SprinterObserve) April 23, 2025
Si pasojë e lëkundjeve të forta, kanë qenë të shumtë banorët që kanë dalë nga banesat, ndërkohë që raportohet se vijojnë dridhjet e tokës.
Turqia goditet shpesh nga tërmetet. Në Shkurt të vitit 2023 një tërmet me magnitudë 7.8 shkatërroi me qindra mijëra ndërtesa dhe la më shumë se 53 mijë vetë të vdekur. Mbi 6 mijë të tjerë humbën jetën në Sirinë fqinje, e cila u godit gjithashtu nga tërmeti./E.S