Sajti i specializuar për vlerësimin e futbollistëve, “Transfermarkt”, ka publikuar një listë me 10 vëllezërit që kanë vlerën më të shtrenjtë në Itali.
Mes tyre janë dhe dy vëllezërit shqiptarë, Stiven dhe Cristian Shpendi, të cilët janë emra të njohur tashmë në futbollin italian.
Listën e kryesojnë Marcus dhe Khephren Thuram, lojtarë të cilët së bashku vlejnë 115 milionë euro. Në vendin e dytë janë Federico Dimarco i Interit së bashku me të vëllanë Christian, të cilët vlejnë 60.2 milionë euro. Në vendin e tretë janë tre vëllezërit Esposito, Seba, Savatore dhe Pio, që vlejnë 34.5 milionë euro.
Në vendin e katërt ndodhen dy argjentinasit Valentin dhe Franco Carboni, që kanë vlerë 13 milionë euro. Në vendin e pestë janë dy shqiptarët, Cristian dhe Stiven Shpendi, të cilët së bashku sot kushtojnë 7.8 milionë euro.