Zgjedhjet/ 152 mijë votues pa dokument biometrik, 114 mijë votojnë për herë të parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Brendshme ka informuar KQZ se në zgjedhjet e 11 majit, 114 642 zgjedhës do të votojnë për herë të parë. Shifrat jepen në një shkresë të dërguar një ditë më parë në KQZ, dhe bëhet fjalë për 114 642 votues për herë të parë, brenda territorit shqiptar, por edhe në diasporë.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme ka njoftuar KQZ po ashtu se në total janë 152.175 votues pa kartë apo pasaportë biometrike, që rrezikojnë të digjen dhe mos të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Edhe kjo shifër llogaritet si brenda territorit shqiptar, edhe jashtë tij. Dokumenti biometrik është i nevojshëm në mënyrë që çdo votues të identifikohet në mënyrë elektronike para se të hedhë votën në kuti.

Në total, brenda dhe jashtë vendin në zgjedhjet e 11 majit të drejtën e votës e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë./e.t

Të fundit

Ndoqi dietë për shumë vite/ Gwyneth Paltrow tregon se ka hequr dorë nga ky zakon

Për vite me radhë, Gwyneth Paltrow ndoqi dietën e saj të rreptë, pa bukë, makarona dhe djathë. Mirëpo, duket...

Ndryshon sistemi i Ambasadës Amerikane për vizat! Ja i do të funksionojë shërbimi i ri

Ambasada e ShBA në Tiranë do të përdorë një sistem të ri për takimet e vizave duke filluar nga data 30 maj 2025. Përmes shërbimit...

Gënjeshtrat që na janë thënë për alkoolin, ekspertët zbulojnë të vërteta tronditëse

Pavarësisht se e dimë prej dekadash që alkooli shkakton kancer, shoqëria ende e konsumon në nivele të larta. Tani, gjithnjë e më shumë ekspertë...

“Arsimi shqiptar në ditët më të këqija”, Meta: Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërndarë një postim në Facebook, duke kritikuar ashpër qeverinë e Edi Ramës për gjendjen e rëndë...

I shpëtoi një atentati, ekzekutohet në mes të ditës një prej liderëve të mafies greke!

Një vrasje mafioze ka ndodhur mesditën e kësaj në enjteje në Greqi, ku në zonën e Halkandrit është ekzekutuar Georgios Moschouris, i cili konsiderohej...

Lajme të tjera

Web TV