Agron Shehaj fushatë në Shkodër: Nuk kam pranuar asnjë lloj pazari, votoni ndryshimin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ishte sot në takim me banorët në Shkodër, ku shpalosi një pjesë të programit të forcës politike që drejton, duke u shprehur se nuk do të dorëzohet deri në fund për të bërë ndryshimin.

“Jemi të lodhur nga politika e vjetër. Ne kemi një projekt afatgjatë. Nuk do të dorëzohemi, me durim duhet të ecim para. Ndryshimi është një proces, ta bëjmë Shqipërinë vendin e mundësive.

Çdo ide në fillim duket e pabesueshme. E dëgjoni shpesh që thonë partitë e reja nuk ia dalin dot. Por nëse ne nuk bëhemi bashkë, duke besuar çdo ditë e shumë se ky regjim duhet shembur, atëherë do të vijë edhe dita jonë.

Nuk kam pranuar asnjë lloj pazari. Jemi një grup gjithnjë e më shumë i madh, sepse besojmë. Do të jetë e vështirë, i kemi të gjithë kundër, por forca jonë është pikërisht kontrasti. Jemi ndryshe dhe kjo i bezdis ata.

Ne jemi totalisht ndryshe nga ana dhe kjo i bezdis. Njerëzit e dallojnë, e kuptojnë se duan t’i mashtrojnë për të qëndruar në ato karrige. Duan të shpëtojnë privilegjet e tyre dhe ne jemi kërcënim për ta sepse ne jemi e vetmja alternativ që mund të fitojmë besimin e qyqarëve. Pak nga pak. Është një proces dhe ndryshimi do vijë.

Kjo varet vetëm nga, jo nga ata. Nuk varet nga sa na luftojnë, por sa ne do rezistojmë, do këmbëngulim dhe nuk do të dorëzohemi. Ne do të bëjmë diferencën. Sulmet e tyre e tyre janë të egra, sepse ata duan të mbajnë status quo-në, duan që të vazhdojnë të vjedhin. Por ne duhet të rezistojmë dhe ne këtë do të bëjmë. Do ta shikoni, zgjedhjet e ardhshme janë hapi i parë. Ky është një projekt politik afatgjatë.

Lexo edhe :  Afera McGonigal, Berisha: Ja SMS-të që i dërgon ish-agjenti i FBI-së nga qelia Edi Ramës

Shqipëria kurrë nuk ka patur një qeveri të pa korruptuar dhe këtë duhet t’ia japim Shqipërisë. Që kjo të ndodhë duhet të këmbëngulim. Të bëjmë një detyrë të thjeshtë. Më 11 maj të votojmë për ndryshimin, për Partinë Mundësia. Nuk është kaq e vështirë. Ndryshimi vjen me vota. Vota për partinë Mundësia është vota më me vlerë që mund të jepni” – theksoi Shehaj. m.p.

Të fundit

Hap pas hapi, si zgjidhet Papa i ardhshëm

Kardinalët qëndrojnë në rreshta në funeralin e Papës. Ata janë të veshur me pelerinë të kuqe dhe një kapele...

Këpucari shqiptar i Papës/ I dhuroi Françeskut një palë këpucë dhe e takoi atë në 2017

Një palë këpucë në thirrje të paqes. Të realizuara nga Petrit Kozeli si dhuratë për Papa Françeskun, që vijojë me një rrugetim të gjatë...

OBSH jep alarmin/ 1 në 4 të rinj europianë përdorues të alkoolit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për nivelin shqetësues të konsumit të alkoolit në Europë, veçanërisht tek të rinjtë. Sipas të dhënave...

Çfarë pritet të ndodhë me çmimet e iPhone

Apple planifikon të zhvendosë montimin e të gjithë iPhone-ve nga Kina në Indi në dritën e tensioneve të përshkallëzuara tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit,...

Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut

E mbajtur jashtë në Sheshin e Shën Pjetrit, mesha për udhëheqësin e ndjerë të Kishës Katolike u ndoq nga dhjetëra mijëra njerëz dhe më...

Lajme të tjera

Web TV