Rrudhat nuk shkaktohen vetëm prej moshës, ja cilët janë disa nga faktorët e tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën. Në fund të fundit, me kalimin e moshës, lëkura humbet elasticitetin dhe më pas shfaqen rrudhat e mimikës dhe më pas ato të thella.

Megjithatë, ka raste kur shenjat e lartpërmendura nuk kanë të bëjnë aspak me moshën. Ato ndikohen nga faktorë të tjerë mjedisorë dhe të stilit të jetesës. Këtu përfshihen: ushqyerja e keqe, mungesa e gjumit dhe stresi kronik.

Shkaktarë të tjerë rrethanorë të rrudhave

Dielli

Ekspozimi ndaj rrezeve UVA dhe UVB mund të shkaktojë plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrudha. Mbrojtja e lëkurës ndaj diellit është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për parandalimin e kancerit të lëkurës por edhe për një paraqitje më rinore.

Ndotja mjedisore

Ndotja mjedisore mund të ketë një ndikim madhor në rrudhat e fytyrës. Kjo ndodh për shkak të radikaleve të lira të cilat pushtojnë lëkurën dhe shkaktojnë dëme të rënda. Studimet thonë se gratë që jetojnë në zonat urbane kanë më shumë rrudha dhe njolla në fytyrë se ato që jetojnë në zonat rurale.

Mungesa e gjumit

Gjumi është i rëndësishëm për një lëkurë të lëmuar dhe për bukurinë e jashtme. Mungesa e tij prish ekuilibrat e pehashit në lëkurë dhe ndikon në aftësinë hidratuese të qelizave. Ekspertët rekomandojnë 6-8 orë gjumë në ditë.

Stresi

Stresi rrit nivelet e kortizolit, një hormone i cili pakëson aftësinë e lëkurës për të ruajtur lagështinë. Për më tepër, nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës duke nxitur shfaqjen e rrudhave.

Sheqeri

Sheqeri i tepërt shkakton plakje të parakohshme të lëkurës. Prania e tij ndikon tek ulja e nivelit të kolagjenit dhe elasticitetit të lëkurës. Rënia e nivelit të tyre nxit shfaqjen e rrudhave./E.Ç

Të fundit

“Çmimi i naftës 40% më i lirë, pesëfishohen subvencionet”/ Berisha vijon me premtimet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Pogradeci ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, shpalosi...

Razer prezanton ‘mausin’ e parë vertikal

Kompania Razer ka prezantuar dy versione të reja të ‘mausit’ (miut) të saj Pro Click, me një dizajn të fokusuar në rehati gjatë përdorimit. Pro...

Hap pas hapi, si zgjidhet Papa i ardhshëm

Kardinalët qëndrojnë në rreshta në funeralin e Papës. Ata janë të veshur me pelerinë të kuqe dhe një kapele në kokë. Sipas mediave të huaja,...

Këpucari shqiptar i Papës/ I dhuroi Françeskut një palë këpucë dhe e takoi atë në 2017

Një palë këpucë në thirrje të paqes. Të realizuara nga Petrit Kozeli si dhuratë për Papa Françeskun, që vijojë me një rrugetim të gjatë...

OBSH jep alarmin/ 1 në 4 të rinj europianë përdorues të alkoolit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për nivelin shqetësues të konsumit të alkoolit në Europë, veçanërisht tek të rinjtë. Sipas të dhënave...

Lajme të tjera

Web TV