Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit “Sezai Surroi” të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta lojtarin mik, Marques Townes.
Rezultati ishte 84-78 për skuadrën vendase, kur filluar përleshjet. Kanë qenë disa tifozë vendas që ishin pranë parketit ata që kanë goditur basketbollistin e Pejës.
Peja ka dalë me një njoftim para pak çasteve, ku ka njoftuar se është sulmuar lojtari i tyre.
“5 sekonda pa përfunduar ndeshja, tifozët vendas kanë goditur basketbollistin tonë Marques Townes me grushta pas kokës. KB Peja do të shqyrtoj çdo mundësi të mundshme”, shkruhet në postimin e Pejës. m.p.