KLP mblidhet për garën në Byronë Kombëtare, shefja Aida Hajnaj kërkon një mandat të dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta e ftohtë që po ndodh brenda godinës së qelqtë për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, do të zbresë këtë të martë në tavolinën e Këshillin të Lartë të Prokurorisë.

Veç raportimit të prokurorit të përgjithshëm, në rend dite është shtuar edhe kërkesa e shefes së BKH për tu informuar mbi çeljen faktike të një gare mbi mandatin e radhës, që tregon mungesën e komunikimit mes zyrtarëve.

Njoftimi zyrtar i SPAK flet për hapjen e procesit të riemërimit për kreun e BKH që ligji ja garanton Aida Hajnaj edhe një mandat të dytë riemërimi kur i mbaron i pari. Por ky është vetëm titulli i procesit që po ndodh dhe jo thelbi.

“Në përmbajtje të njoftimit publik është e qartë se nuk po ndodh një proces riemërimi i zonjës Aida Hajnaj, e cila që në ditët e saj të para të marrjes së mandatit nuk pati aspak marrëdhënie të mira me SPAK-un edhe kur ai drejtohej nga z.Arben Kraja, i cili në fund të mandatit pesë vjeçar të Hajnës është pjesë e komisionit përzgjedhës të kandidatëve dhe aplikantëve. Pra nuk jemi në një proces riemërimi por garimi”, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Në njoftimin publik të titulluar siç e kërkon ligji si proces riemërimi, ka të drejtë për të konkurruar për postin e drejtuesit të BKH kushdo që ka eksperiencë si prokuror, punonjës i policisë së shtetit, policisë gjyqësore dhe hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Aplikaniti më pas do ti nënshtrohet shtatë provimeve të tjera që janë testi logjik, mjekësor, fizik, ese me shkrim, interviste, poligrafi dhe verifikimi i figurës dhe pasurisë./TCH/E.S

Të fundit

Sa mandate merr PS në qarkun Tiranë? Blendi Gonxhe: Do të ishim të kënaqur nëse…

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”...

“Departamenti i Shtetit është i korruptuar?” Debati Dudushi-Sulo për lobimin e Berishës

A do t’ia dalë PD të heqë non-gratën e Berishës dhe të normalizojë marrëdhëniet me administratën Trump? Si do të ndikojë ky lobim në...

Albin Kurti nuk formon dot qeverinë, Kosova rrezikon fondet e BE dhe reformat

Të martën do të bëhet përpjekja e tetë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës duke zgjedhur kreun dhe kryesinë e re të këtij institucioni....

“Nëse PD s’tërhiqet nga lobimi, kryen vepër penale”, Kreshnik Spahiu jep shpjegimin

Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë lobimi 250 mijë dollarësh në muaj, për dy vjet me një firmë në Uashington DC, e cila në...

Ndërprerja e energjisë, spanjollët dhe portugezët boshatisin supermarketet!

Paniku ka përfshirë qytetarët në Spanjë dhe Portugali, pasi ndërprerja masive e energjisë ka paralizuar të dyja shtetet, duke shkaktuar mbylljen e rrjeteve të...

Lajme të tjera

Web TV