Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas publikimit të kontratës 6 milionë dollarëshe për lobimin e PD në SHBA. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se kjo shumë e jashtëzakonshme mund të kthehet në një skandal në Amerikë dhe se shanset që Berishës t’i hiqen sanksionet janë thuajse zero.
Kokalari thekson se me këtë nivel korrupsioni, as ish-presidenti Trump dhe as senatori Marco Rubio nuk do të ndërhyjnë në mbrojtje të Berishës. Ajo nënvizon gjithashtu se lobimi i Berishës nuk fillon dhe mbaron me $6 milion, duke shkruar se përmes LaCivita, Manafort dhe disa gazetave, nuk do ishte çudi që shuma e harxhuar për lobimin e tyre të jetë gati 10 milion dollarë!
‘Ka një mundësi që Berisha përfundimisht i hapi gropën vetes me këtë kontratë. Shuma është aq e lartë, sa po plasi si skandal në Amerikë, s’ka asnjë shans që t’ia heqin sanksionet. P.sh. qeveria e Serbisë harxhon $500,000 në vit… në vit… këta po paguajnë $250,000 në muaj dhe në emrin e tyre.
As Trump dhe as Rubio nuk do ngatërrohen në këtë farë korrupsioni. Me këtë lloj parash po luajnë ata që kanë qenë afër këtyre figurave. Si e tillë, as Trump dhe as Rubio nuk do të heqin sanksionet nëse s’ka përgjigje se nga kanë dalë këto para. Di një gjë, që ky Carlos ka nisur tek një nga këshilltarët e Rubios disa artikuj gazete që i kanë mbjellë këta vetë në median amerikane, prandaj lobimi i Berishës nuk fillon dhe mbaron me $6 milion, por midis LaCivites, Manafort dhe disa gazetave këtu tek ne, nuk do ishte çudi që shuma e harxhuar për lobimin e tyre të jetë gati 10 milion dollarë!
Ndërkohë, Berisha është bërë si Bleona Qereti që publikonte një ‘cease & desist’ ndaj meje duke thënë se kishte përdorur avokatin e Trump. Trump, që të jemi të qartë, në çdo moment ka rreth tij nja 50 avokatë, për çështje të ndryshme, private dhe që kanë të bëjnë me qeverinë. Jam e sigurt që dhe zyra e Carlos Trujillos ka bërë pak punë si gjithë të tjerët, por nga avokatët e afërt nuk është se do e kishim ditur më parë’, tha ajo., Sipas Kokalarit, kjo kontratë mund të bëjë që pas SPAK-ut edhe FBI të nis një hetim të mundshëm.
‘Vlen të shtojmë se kontratat e lobimit me $6 milion nuk mbulojnë anën legale, dhe qartazi kërkojnë pagesë më vete nëse zyra e Carlos Trujillos do ishte në shërbim, dhe jam e sigurt që do jetë. Nejse – për mendimin tim Sali Berisha kreu vetëvrasje politike me këtë kontratë, sepse $6 milionëshi do tërheqë vëmendjen e të gjithëve dhe Rubio & Trump do të distancohen
Trump e ka vdekje kur individë rreth tij bëjnë para në emrin e tij, dhe me të drejtë – kështu që prisni sa të dalë dhe ky skandal, dhe ashtu si SPAK, nuk është çudi të kemi një investigim nga FBI dhe të këtij Carlos me shokë’, tha ajo./e.t