Edhe pse çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet nga 1 maj, disa biznese tashmë kanë ngritur çmimet e produkteve, ndërsa të tjera kanë paralajmëruar shtrenjtim që nga 1 maji.
Një bukë shitet 80 centë në një nga furrat e Prishtinës, ndërsa para dy javësh kushtonte 60 centë.
Kurse, një lokal në kryeqytet bën të ditur se nga fillimi i muajit maj, një kafe do të kushtojë 50 centë më shtrenjtë.
Përditësimi i çmimeve nga bizneset po bënë që qytetarët të ankohen. Ata thonë se krahasuar me të ardhurat e tyre, çmimet po bëhen të pa përballueshme.
Në anën tjetër, shoqata e bizneseve thotë se kjo qasje rrjedh nga pasojat e shtrenjtimit të energjisë elektrike, që i detyron ato të rrisin çmimet.
Përveç në furra e lokale, qytetarët thonë se ngritje të çmimeve kanë vërejtur edhe nëpër markete.
Krahasuar me standardin e jetesës në Kosovë, çmimet janë të larta./e.t