Skandal në median online, sulmohet produkti vendas! Kush po financon?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa javësh, disa portale në Shqipëri janë bërë përndjekëse të prodhuesve vendas, fermerëve dhe fshatarëve të ndershëm, të cilët prodhojnë produkte të ndryshme ushqimore prej disa dekadash.

Kjo dashakeqësi e pashembullt po bëhet agresive, kur në rrjetet sociale qarkullojnë shkrime të përsëritura, të cilat sulmojnë intensivisht prodhuesit vendas.

Në industrinë e përpunimit të qumështit dhe mishit janë investuar miliona euro në Shqipëri. Këto industri prodhojnë e përpunojnë produkte cilësore e të standardeve më të larta europiane.

Mijëra fermerë janë furnizues të këtyre industrive dhe sigurojnë jetesën me punë të ndershme me familjet e tyre, duke kontribuar edhe në një shoqëri të shëndetshme me produktet që ne konsulmojmë.

Natyrshëm lind pyetja: kush janë financuesit e këtyre portaleve, ku gazetarë anonimë detyrohen për të bërë artikuj kundër prodhimeve shqiptare? Si ka mundësi që këto portale nuk bëjnë asnjë shkrim për kompanitë e importit nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut? A kanë lidhje ato me sponsorizues apo shërbime sekrete të këtyre dy vendeve të rajonit?

Eshtë e qartë se kjo është një fushatë sistematike denigruese ndaj prodhuesve vendas, me qëllim për të dëmtuar imazhin e tyre dhe për të favorizuar prodhimet nga vende si Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Mes këtyre portaleve gjobëvënëse, ka edhe ndër ato të cilat më parë janë dënuar për shpifje, gjë që e përforcon edhe më shumë faktin se kemi të bëjmë me një fushatë masive sulmi ndaj prodhuesve shqiptarë. m.p.

Të fundit

I dënuar për krime financiare, Kardinali tërhiqet nga Konklava për zgjedhjen e Papës

Një kardinal i dënuar për krime financiare nga Vatikani tha të martën se nuk do të merrte pjesë në...

3 cilësitë që bëjnë diferencën për një “mendje të fortë”

Të jesh mendërisht i fortë është një bashkësi qëndrimesh që mund t’i mësojmë dhe t’i kultivojmë. Njerëzit mendërisht të fortë nuk mbyllet në një...

Dekada e ardhshme, ndërtesat e reja në Tiranë me çmim 10 mijë euro metri katror

Tirana po ndryshon me ritme të shpejta dhe tregu i pasurive të paluajtshme është pasqyra më e qartë e këtij transformimi. Ndërtimet e reja...

Rriten shpenzimet familjare, qendra e studimeve ALTAX publikon shifrat

Shpenzimet mesatare mujore për një familje shqiptare janë 91,700 lekë, me rritje rreth 4% krahasuar me vitin e kaluar. Një analizë më e detajuar se...

Kërkoi lirinë për shkak të gjendjes shëndetësore, ish-gjyqtarja Fetahu mbetet në burg

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për t’u liruar nga burgu, duke e lënë në qeli. Ish-magjistratja pretendoi një masë më...

Lajme të tjera

Web TV